Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës uron kolegët në Tiranë

Zgjerimi i Akademisë së Shkencave me anëtarët ë rinj dhe avancimi në titullin akademik të dy të tjerëve ka patur jehonë edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës uron kolegët në Tiranë

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.

Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Akademik Skënder Gjinushi

Luan Omari

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Ismail Kadare

Akademia e Shqipërisë propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në letërsi

Ismail Kadare

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

JNTS PAPERS

JOURNAL OF NATURAL AND TECHNICAL SCIENCES (JNTS) - 2019 (2), Vol. XXIV (49)

JNTS PAPERS

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

 

Në kuadër të nxitjes të strukturave publike dhe veçanërisht për përfshirjen e veprimtarive private bujqësore e ushqimore në ekonominë shqiptare u zhvillua në bashkëpunim takimi rajonal “Terra Madre Balkans” i prodhuesve të vegjël artizanë të ushqimit (Small-Scale Artisan Food Producers, SSAFPs) dhe komuniteteve të ushqimit nga Europa Jugore, së bashku me fermerë, seleksionues, aktivistë, shefa të kuzhinës dhe përfaqësues nga fusha akademike e kërkues të rinj nga rajoni. Në këtë takim që u mbajt mga data të u diskutua nevoja e SSAFPs për të qenë në qendër të agjendës së politikave si në nivel kombëtar edhe në atë të BE-së. Të pranishmit në Konferencë ishin të shumtë: 350 delegatë nga 13 shtete (Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria), të cilët u aktivizuan në veprimtaritë e organizuara. Në takim mori pjesë dhe Presidenti i Organizatës së “Slow Food”, Dr. Karlo Petrini, disa ministra, si dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Z. Erion Veliaj.

U zgjodh pikërisht Shqipëria për takimin “Terra Madre Balkans 2016”, pasi rrjeti “Slow Food” i vendit tonë po rritet me shpejtësi, duke patur 22 produkte të regjistruara në “Slow Food Ark of Taste” – katalogu i produkteve ushqimore të rrezikuara, dy “Slow Food Presidia” si (Përmet Gliko dhe Mishavin, një djathë me origjinë nga Kelmendi, në Alpet Shqiptare), pesë “Slow Food Convivia” (lokale vendase) dhe qindra mbështetës.


Në kuadër të kësaj veprimtarie, më 4 qershor në AShSh u mbajt Konferenca Shkencore “Putting Farmers First” me referime, postera dhe një tryezë të rrumbullakët. Në konferencë morën pjesë kërkues nga vende të ndryshme të Ballkanit, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si dhe studentë nga universitete të ndryshme të Shqipërisë. Nëpërmjet referimeve, diskutimet u përqendruan në dy probleme të rëndësishme: (i) biodiversiteti i ushqimeve dhe ruajtja e burimeve gjenetike, dhe (ii) fermerët artizanë, prodhues të vegjël, marketingu dhe përfshirja në tregje, ku pjesëmarrësit dhanë ndihmesën e tyre duke marrë parasysh standardet e integrimit në BE në çështjet e bujqësisë shumëfunksionale, të drejtat ligjore të prodhuesve të vegjël, të drejtësisë sociale, turizmit rural, marketingut të produkteve artizanale, etj. Në fund të veprimtarisë shkencore u organizua një Tryezë e Rrumbullakët, ku u paraqitën përfundimet e konferencës, si dhe informacion për veprimtaritë në të ardhmen.