Konferenca e VII-të Ndërkombëtare “Information Systems and Technology Innovations: the New Paradigm for a Smarter Economy”. Kontribut në organizimin e konferencës kanë dhënë si anëtarë të bordit shkencor akademikët G. Beqiraj, S. Bushati dhe N. Frashëri.

Konferenca pati si qëllim të forcojë dhe zgjerojë më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me kompanitë në sektorin e IT-së, me agjencitë qeveritare dhe me përfituesit e tjerë kryesorë në mjedisin e IT-së. Në fokusin e tendencave të sotme të teknologjisë dhe inovacionit, çështja kryesore e konferencës është “Smart Economy”, që përfaqëson ndërveprimin e ekonomisë, teknologjisë së informacionit dhe “Smart Cities” dhe se si një “Smart City” mund të përdoret si një forcë lëvizëse ekonomike kryesore. Eksplorimi i rrugëve të reja dhe përkthimi i tyre në vlera të shtuara për mjedisin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi konsiderohen synimet kryesore të teknologjive dhe shërbimeve të krijuara si pjesë e “Ekonomisë Smart”. Në konferencë referuan rreth 240 autorë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më tej duke përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Italinë, Luksemburgun, Francën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Turqinë, etj. Tematikat kryesore përfshijnë Sistemet e Informacionit, Sigurinë e Informacionit, Inxhinierinë dhe Rrjetet, “Cloud Computing” dhe Rrjetet e Lëvizshme, Modelimet, Simulimet dhe të dhënat “Big”, “Smart Economy” dhe çështje të lidhura me to. Në të Akademikët N. Frashëri dhe J. Kaçani me bashkautorë paraqitën kumtesën “Environment Monitoring in Public Transport Vehicles” në sesionin "Engineering and Networks”.