Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

In Memoriam/ Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi: “Petraq Petro ishte një mendje aktive, krijuese dhe rikrijuese. Zgjedhja e tij në jetë ishte një zgjedhje sfide”

 

Kryesia e Akademisë së Shkencave, familja dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit akademik Petraq Petros, që u nda papritur nga jeta një ditë më parë, më 18 janar 2021. Në mjediset e jashtme të Akademisë së Shkencave u zhvillua një ceremoni modeste homazhesh e kushtëzuar nga rrethanat e Covid -19.

Ceremonia u mbajt nga ora 11.30-12.30, ku nuk munguan dhjetëra kurora e tufa lulesh me dedikime nga institucionet e larta të vendit, miqtë dhe kolegët. Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi mbajti fjalën e lamtumirës, duke vlerësuar dijen dhe inteligjencën e rrallë të akad. Petraq Petros, si dhe kontributin që dha në fushën e arsimit dhe të shkencës. *** Fjala e lamtumirës së Kryetarit të ASH, akad.Skënder Gjinushit për akad.Petraq Petron.

Të dashur pjesëtarë dhe të afërm të familjes së mikut tonë të shtrenjtë Petraq Petro,

Të dashur kolegë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, punonjës të saj, profesorë, miq të profesor Petraqit,

Një dhimbje e madhe prej humbjes së njeriut e mikut tonë të shtrenjtë, të familjes gjenetike dhe të familjes akademike, na ka bashkuar sot këtu. U nda prej nesh në mënyrë të parakohshme e të papritur njeriu ynë i dashur: prindi, mësuesi, profesori, akademiku; miku e kolegu që deshëm e na donte të gjithëve me zemër Petraq Petro.

Nuk gjej dot fjalët e ngushëllimit për të gjithë sa jemi këtu, për bashkësinë e gjerë të studiuesve të shkencave në tërësi e atyre matematike në veçanti, mësues e profesorë të të gjitha niveleve, në të katër anët e Shqipërisë, formuar nën kujdesin, dijet e inteligjencën e rrallë të Petraq Petros, që u nda nesh pa na thënë lamtumirë.

Petraq Petro, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi, ka sot përreth vetëm një familje të ngushtë njerëzish me të cilët ndau dhe bashkoi sfidat, gëzimet dhe hidhërimet e jetës. Por ai do të kujtohet e përkujtohet me nderim të lartë prej dhjetëra brezash që formoi, që nga viti 1965 e pa ndërprerë, për më shumë se një gjysmë shekulli. Petraq Petro ishte një mendje aktive, krijuese dhe rikrijuese. Zgjedhja e tij në jetë ishte një zgjedhje sfide.

Ai iu kushtua një fushe diturie që pak kush guxon ta ndërmarrë. Por Petraqi ynë dëshmoi se kishte talentin e kurajon për risi e krijim edhe në shkencat ekzakte, si matematika e veçanërisht në disiplinën e tij të zemrës, algjebrën. Petraq Petro punoi për të mirën e formimit të brezave të rinj për një gjysmë shekulli, duke i qendruar besnik zgjedhjes së tij të jetës, të cilën, bashkë me studiues të tjerë të së njëjtës fushë, përkrah themeluesve të saj prof. Pilika, Minga, Bazhaku, Kraja, Turdiu, e kthyen matematikën në lëndë bazë shkollore e universitare, të sinkronizuar kohë pas kohe me zhvillimet e saj në Botë.

Petraqi i takon brezit të matematikanëve, një brezi nga më të talentuarit që së bashku me prof. Karçanajin, Berdullën, Fundon etj, iu desh të mbanin barrën më të vështirë, atë për të transmetuar e çuar përpara traditën e profesorëve themeltar në kohën e mbylljes së madhe. Siç preferonte ta cilësonte vetë Petraqi : ai renditej ndër ata matematikanë, që lëvruan shkencën e vështirë të matematikës në “bunker” kur ishin mbylllur rrugët e lindjes e s’qenë hapur ende ato të perëndimit.

I formuar në Universitetin e Tiranës, Petraq Petro ishte gjithashtu një mendje konkurrente brenda dhe jashtë vendit. Logjika e fortë dhe intuita e fuqishme realizuan tek ai një personalitet të fortë, që pati rritje në të gjitha kohërat. Dy dekada zgjati mbrojtja dhe fitimi i të gjitha gradave dhe titujve shkencorë e pedagogjikë prej tij, që nga statusi i asistentit në katedrën e matematikës deri tek titulli profesor. Nuk u ngut asnjëherë të fitonte diçka të pamerituar e me të shpejtë, sepse kishte besim tek zotësitë e veta. Nuk ka këshill, komitet, bord, senat, asamble shkencore të vendit tonë që Petraq Petro të mos ketë qenë përfaqësues i bashkësisë ku punoi, që nga niveli i fakultetit, deri tek komiteti i shkencës dhe teknikës, komisioni i lartë i atestimit, këshilli i lartë i arsimit dhe shkencës.

Ai u bë përfaqësues i dijes shqiptare edhe në forume dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Petraq Petro u pranua anëtar i Asamblesë sonë në vitin 2008, me statusin e akademikut të asociuar. Siç ishte në rregullin e tij të brendshëm, ai priti gjithë kohën e nevojshme për të kërkuar më tej titullin e akademikut, të cilin e meritoi si rrallëkush tjetër. Akad. Petraq Petro do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës e të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970); si studiues kreativ i fushës që iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencë); si titullar lëndësh dhe drejtues i programeve dhe tezave doktorale; si përfaqësues i njohësve të matematikës dhe algjebrës në institucionet më të rëndësishme të punës dhe kërkimit shkencor, brenda e jashtë vendit. Në vitet e fundit ai kryesoi me një energji të veçantë komisionin e përhershëm të matematikë-informatikës, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave.

Me po atë përkushtim ndoqi e nxiti ndjekjen e zhvillimit të pandemisë në vendin tone, të asaj që u bë shkak për humbjen e tij të parakohshme. Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta më të ndjera anëtarëve të saj, familjes së tij shkencore; bashkësisë së studiuesve të shkencave matematike; trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku ai ushtroi veprimtarinë e tij mbi gjysmëshekullore akademike dhe universitare; brezve të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij; familjes dhe të afërmve që i la në pikëllim.

U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari akademik Petraq Petro.

Një minutë heshtje.

Lamtumirë i dashur mik!

Akademik Skënder Gjinushi Kryetar i ASHSH

Tiranë, më 19 janar 2021