Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Dr. shk. Ilir Alimehmeti: Treguesit e shtrimeve ne spital dhe vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri. Antitrupat që ulin vdekshmërinë

-Forumi i tretë "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”-

 

Të dhënat e vdekshmërisë spitalore nga COVID-19 në Shqipëri lidhen me moshën, gjininë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese tha dr. shk. Ilir Alimehmeti, fakulteti i mjekësisë, UMT, në forumin e tretë "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”, ASH.

Ai tha se të dhënat e vdekshmërisë në Shqipëri janë në zbritje, duke qenë të ngjashme me tre katër muaj më parë, më pak se 2 % (përafërsisht 1.4 %).

Vdekshmëria spitalore e raportuar në evidencë ka qenë: 8 - 21% te pacientët e shtruar me pneumoni nga SARS-CoV-2; 16 - 78% te pacientët në terapi intensive.

Faktorë risku të raportuar në evidencë janë sëmundjet bashkëshoqëruese si hipertensioni, sëmundja e arterieve, koronave, diabeti.

Dr.shk. Alimehmeti foli edhe për terapitë e reja për të luftuar COVID-19, siç janë antitrupat monoklonalë të cilat kanë kaluar në fazën e tretë klinike të testimit, që kanë sjellë në reduktim deri në 70% të shtrimeve në spital dhe reduktim të vdekjeve që në fazën e parë të testimit, ndërsa testimi i fazës së dytë klinike të bërë nga Universiteti i Tel Avivit, ka sjellë 96% të reduktimit të vdekjeve në terapi intensive.

Antitrupat monoklonalë (bamlanivimab dhe etesevimab) janë proteina të bëra në laborator që imitojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar patogjenët e dëmshëm siç janë viruset, që drejtohen posaçërisht kundër proteinës spike të SARS-CoV-2, të krijuar për të bllokuar lidhjen e virusit dhe hyrjen në qelizat njerëzore.

Bamlanivimab dhe etesevimab lidhen në zona të ndryshme, por të mbivendosura në proteinën kulmore të virusit dhe kanë rezultuar efektive në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 të butë ose të moderuar.

Testimi varet edhe nga biomarkusët (përgjigjja imunitare e organizmit, kjo më e zhvilluar te fëmijët). Kjo na hap rrugën, sepse këto biomarkuse po testohen për krijimin e një testi, i cili është duke u zhvilluar dhe është vërtetuar me 95%, dhe nga këto markusë testojmë nëse një person është më i riskuar nga COVID- 19, tha dr. shk. Ilir Alimehmeti.

Terapitë e reja, patjetër që japin uljen e 80 % të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, tha dr. shk. Ilir Alimehmeti dhe theksoi se në qoftë se do vijnë në vendin tonë do ta kthejnë problematikën spitalore shumë më të ulët.