Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Zhvillohet takimi i katërt i drejtuesve të grupeve të NanoAlb

Diskutohet për përgatitjet për organizimin e kongresit TNT 2021 nga 4 deri 8 tetor në Tiranë me mbështetjen dhe angazhimin e Akademisë së Shkencave dhe për mbarëvajtjen dhe realizimin me sukses të tij

 

Më 5 Korrik 2021 u zhvillua takimi i katërt për vitin 2021, i drejtuesve të grupeve të NanoAlb. Ky takim u zhvillua në ambjentet e Akademisë së Shkencave me prezencë fizike dhe online me platformën Zoom për dy përfaqësues të grupeve në Prishtinë, të cilët për arsye të caktuara nuk mund të udhëtonin.

Takimi u drejtua nga akad. Arben Merkoçi - koordinator i NanoAlb dhe u zhvillua sipas një programi të miratuar paraprakisht, i cili u ishte bërë i njohur edhe pjesëmarrësve në lidhje me çështjet e mëposhtme:

1. Të pranishmit u informuan në lidhje me përgatitjet për organizimin e kongresit TNT 2021 nga 4 deri 8 tetor në Tiranë, mbështetjen dhe angazhimin e Akademisë së Shkencave për mbarëvajtjen dhe realizimin me sukses të tij.

U tërhoq vëmendja në përfaqësimin sa më të gjerë dhe cilësor të grupeve NanoAlb në Kongres. Sa më shpejt, duke respektuar afatet e vendosura nga organizatorët të bëhet regjistrimi online dhe dërgimi i abstrakteve për pjesëmarrje.

2. Punimet që do të prezantohen në kongres mund të botohen në dy revista shkencore : “AJNTS” dhe “Nanomaterials” për të cilët NanoAlb ka caktuar edhe personat si “Guest editor”.

Të fillojë komunikimi me Akademinë e Shkencave për përgatitjet e nevojshme për të realizuar numrin special të AJNTS për punimet e kongresit.

3. Implementimi i projekteve NanoAlb është në përfundim të vitit të parë të punës.

Janë bërë dy workshope (dhjetor 2020 dhe maj 2021), në të cilat është raportuar nga kordinatorët në lidhje me realizimin e projekteve. U caktua që në datën 22 korrik 2021 të organizohet një workshop i zgjeruar për të raportuar punën njëvjeçare të kryer në kuadër të këtyre projekteve.

4. Të pasqyrohet në faqen online të NanoAlb-it një informacion i shkurtër mbi projektet NanoAlb.

5. “NanoAlb PhD Program” i përgatitur nga grupi i ngritur nga NanoAlb dhe i konsultuar tashmë me të gjitha grupet e NanoAlb-it të pasqyrohet në faqen online të NanoAlb-it dhe të fillojnë aktivitetet e parashikuara me grupin e parë të studentëve që i janë bashkuar. Ndërkohë të bëhet evidentimi i të gjithë studentëve doktorantë të grupeve NanoAlb që t’i bashkohen këtij programi si dhe te parashikohet monitorimi 1-vjeçar i studenteve te doktoratës që janë pjesë e NanoAlb.

6. Programi Master në Nanoteknologji i përgatitur nga NanoAlb dhe i atashuar pranë Universitetit të Tetovës, Maqedoni e Veriut është akredituar dhe pritet të përfundojë procedura për fillimin e tij në vitin e ri akademik në shtator 2021. Ndërkohë u diskutua që krahas Universitetit të Tetovës të fillojë procedura për atashimin e tij edhe në universitetet në Shqipëri.