Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Intervista e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi në Ora News

-Studimi mbi imunizimin e popullatës ndaj virusit COVID- 19 konfirmoi se mbrojtja nga vaksinat është efektive dhe se antikorpet krijohen edhe në rrugë natyrale dhe nëpërmjet vaksinimit.

-Edhe të vaksinuarit mund të infektohen, por vaksina në tërësi ul deri mbi 90 për qind rrezikun për rastet e rënda.

-Është efekti i vaksinimit fakti që varianti Delta, i cili është dy-tre herë më ngjitës, në kushtet e kufizimeve minimale të përhapet me ritëm më të kontrolluar se variantet e mëparshme.

-Akad. Gjinushi tha se politika e kërkimit shkencor aktiv në Akademinë e Shkencave është pjesë e reformës; akademikët e fushës ofrojnë specialistët më të mirë.

***

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi ishte i ftuar në një intervistë për Ora News për të folur për studimin e publikuar në media mbi imunizimin e popullatës ndaj virusit COVID -19.

I pyetur në lidhje me idenë e hedhur për kryerjen e një doze të tretë të vaksinës, e mbështetur dhe nga hartuesit e studimit, akad. Gjinushi tha se studimi konfirmoi se mbrojtja nga vaksinat është efektive dhe se antikorpet krijohen edhe në rrugë natyrale dhe nëpërmjet vaksinimit, prandaj vazhdimi i vaksinimit në moshat më të reja më pak të vaksinuar, e riforcimi për më moshuarit është i nevojshëm.

 

Lidhur me panikun e krijuar për rritjen e numrit të rasteve, Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Gjinushi e lidhi me natyrën e variantit të ri Delta, i cili është 2-3 herë më ngjitës se varianti që qarkulloi në dimër.

"Fakti që kurbat nuk kanë kapur as nivelin e fazave të mëparshme, në kushtet kur kufizimet janë shumë më të pakta, tregon se një pjesë e mirë e popullatës është immune, prandaj kemi përhapje më të kontrolluar. Treguesi i dytë kryesor është se po të shohësh vendet e zhvilluara, si Spanja e Italia, tregojnë se vdekshmëria është disafish më e ulët. Të gjithë specialistët bashkohen në një zë se, pavarësisht që edhe të vaksinuarit mund të riinfektohen, vaksina në çdo rast siguron mbrojtjen ndaj rasteve të rënda në masën 90 për qind. Ky është qëllimi të ulen rastet e hospitalizimeve dhe të ulet vdekshmëria", tha akad.Gjinushi.

Më tej akad. Gjinushi foli për politikat e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave: Sapo kemi ngritur njësitë e reja të kërkim –studimit, kanë ndodhur edhe ngjarjet e mëdha. Kështu ka ndodhur me tërmetet, sepse ngritëm një njësi për sizmiologjinë dhe për problemet e gjeo-fizikës dhe asaj iu desh të përballonte probleme që lidheshin me pasojat e tërmetit dhe futjen e eurokodit 8 në ndërtime.

Në fillim të vitit u ngrit edhe Njësia e Bio-Shkencës dhe Gjenetikës. U ngrit në shkurt. Në mars filluan efektet e para të pandemisë në Shqipëri dhe Europë. Një nga angazhimet e kësaj njësie, në bashkëpunim edhe me komisionin për mjekësinë, ku ka mjekë që janë në linjën e parë të luftës me virusin, është ndjekja e pandemisë. Gjatë debateve dhe diskutimeve në ndjekje të pandemisë lindën edhe idetë e projekteve të caktuara.

Njësia jonë vendosi të merrej me testet seriologjike në popullatë, të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka bërë për personelin mjekësor, pra për pjesën më vulnerabël, që është më në kontakt me sëmundjen, pandeminë, dhe është më e rrezikuara. Testi seriologjik bëhet për të parë krijimin e anti-trupave, si për të vaksinuarit, si për ata që e kanë kaluar sëmundjen apo për persona që bien në kontakt me virusin por nuk dinë gjë.

Edhe studimet e tjera tregojnë se nëse ke dediktuar 1000 persona që kanë Coronavirus, gati 10-fishi janë ata që e kanë kaluar dhe ndërkohë kanë krijuar edhe anti-trupa. Ky rasport tashmë ka ndryshuar

Kur u bë testimi i parë ishte 1%. Ka qenë dikur nga maji. Dikur nga korriku ka dalë 6-7%. Është bërë për qytetin e Tiranës, sepse Tirana është edhe epiqendra. Kurse studimi i fundit ka nxjerrë që qyteti i Tiranës është mbi 40%. Që do të thotë kanë krijuar anti-trupa nga kontakti me virusin", -u shpreh akad. Gjinushi.

Gazetarja Matilda Mcini: Çfarë do të thotë kjo?

Akad. Skënder Gjinushi: Imunitet tufe quhet momenti kur shkalla e shtrirjes ose e popullatës që ka imunitet, është e tillë që virusi nuk përhapet më. Virusi përhapet për sa kohë një i sëmurë infekton më shumë se një person. Për Corona-n llogaritet që është diku tek 2.5. Ndërsa kur arrihet imuniteti i tufës, atëherë i infektuari sëmur më pak se një. Që në këtë moment kur një i sëmurë nuk e përcjell te të paktën një person tjetër, atëherë fillon dhe bie pandemia. Kjo popullatë nuk e përhap më sëmundjen. Ka vetëm raste të izoluara.          

                                 20 shtator 2021

https://www.youtube.com/watch?v=dPQup_JljLU