Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Promovohet “Flora ekskursioniste e Shqipërisë (Manual profesional)" i akademikut Jani Vangjeli, ku janë zbuluar dhe përfshirë 572 specie të reja bimore

 

Akad. Vangjeli: Numri i përgjithshëm i specieve bimore që janë gjetur në territorin e Shqipërisë deri tani është 3651 dhe po të llogariten edhe 907 subspecie shifra arrin në 4560 taksone që trajtohen në këtë libër”

 

***

 

 

Promovohet “Flora ekskursioniste e Shqipërisë (Manual profesional)" i akademikut Jani Vangjeli, ku janë zbuluar dhe përfshirë 572 specie të reja bimore

 

Akad. Vangjeli: Numri i përgjithshëm i specieve bimore që janë gjetur në territorin e Shqipërisë deri tani është 3651 dhe po të llogariten edhe 907 subspecie shifra arrin në 4560 taksone që trajtohen në këtë libër”

 

#AShSh

#AkademikJaniVangjeli

#FloraekskursionisteeShqipërisë

 

Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar promovimi i librit "Flora ekskursioniste e Shqipërisë (Manual profesional)" i akademikut Jani Vangjeli. Ky libër vjen pas botimit të veprës “Flora e Shqipërisë” me katër vëllime.

 

Moderimin e veprimtarisë e bëri rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, prof. Fatbardh Sallaku.

 

Ai tha se Shqipëria është një vend i pasur me bimësi, ku nuk mungojnë as speciet endemike, të cilat janë përfshirë në studimin e botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë "Flora ekskursioniste e Shqipërisë".

 

Rektori i UB-së e vlerësoi librin si një ndihmë të madhe për studiuesit dhe tha se me punën e tij kërkimore akad. Jani Vangjeli ka qenë dhe është një model frymëzimi për të gjithë ata që merren me studimin e florës shqiptare.

 

Akad. Jani Vangjeli ka prezantuar rezultatet themelore të kërkimit në librin “Flora ekskursioniste”, ku janë trajtuar të gjitha speciet bimore të egra dhe të kultivuara të Shqipërisë, si edhe ato që nuk janë përfshirë për Shqipërinë në veprën “Flora Europaea” dhe “Flora e Shqipërisë”, të zbuluara vitet e fundit gjatë ekspeditave të shumta, të identifikuara nga botanistët shqiptarë dhe të huaj, ku konkretisht janë përfshirë 572 specie të reja bimore.

 

Numri i përgjithshëm i specieve bimore që janë gjetur në territorin e Shqipërisë deri tani është 3651 dhe po të llogariten edhe 907 subspecie, shifra arrin në 4560 taksone që trajtohen në këtë libër” - tha akad. Jani Vangjeli.

 

Akad. Jani Vangjeli dha shpjegime të hollësishme të rritjes në korrespedencë me pozicionin gjeografik të Shqipërisë.

 

Relievi i larmishëm me një sasi të madhe mikroklimash kanë shërbyer si zona izolimi me një speciezim aktiv të formave të reja të vegjetacionit. Aktualisht, rreth 61 specie dhe rreth 197 subspecie bimësh të larta angiosperme janë identifikuar si endemike shqiptare. Ndëmjet 3651 speciesh bimësh të larta të përshkruara deri tani, specie endemike shqiptare përbëjnë rreth 1,7 %.”- tha akad. Vangjeli.

 

Ai tha se speciet endemike ballkanike përbëjnë një pjesë të konsiderueshme në përbërjen e florës së lartë shqiptare. Shumë prej tyre ishin identifikuar dhe përshkruar në Shqipëri, kështu që mbajnë emrin ose emrat e maleve shqiptare ose të shkencëtarëve.

 

Akad. Vangjeli pëmendi shembujt e bimëve Gymnospermium scipetarum, Aster albanicus, Viola ducadjinica, Leucojum valentinum, etj.

 

Akad. Vangjeli foli për pasurinë e specieve endemike në Alpet e Shqipërisë.

 

Atje ndodhen mbi 7 specie endemike dhe subenedmike shqiptare si Forsythia europaea Gymnospermium shcipëtarum, Leucojum valentinum , Leontopodium alpinum , Viola ducadjinica, Lilium albanicum, etj.”- tha akad. Vangjeli, i cili prezantoi edhe speciet paleoendemike që ndodhen në vende të kufizuara, si Alpet Shqiptare, Krujë, Elbasan, Bjeshkët e Namuna, Devoll, Llogara, etj.

 

Prof. Petrit Hoda, recensionusi i librit e ka vlerësuar veprën e akad. Jani Vangjelit dhe tha se në këtë libër plotësohen të gjitha tiparet e bimëve të Florës së Shqipërisë, ndërsa teksti është pajisur me të gjitha shënimet dhe shpjegimet udhëzuese për studiuesit, me shpjeguesin e shkurtimeve, me listën e habitateve, ku rriten bimët dhe me fjalorthin e termave latinë të emërtimit të bimëve.

 

Prof. Arsen Proko e vlerësoi studimin e akad. Jani Vangjelit si një vepër të vyer që vjen falë një pune kërkimore 20-vjeçare.

 

Ai tha se akad. Jani Vangjeli ka bërë një punë skrupuloze dhe ka një libër me merita shkencore. Ky është në libër shumëdimensional që hartohet nga njohja e aspekteve të shumta si ekologjia, kërkesat e tokës dhe përmbajtja e elementëve që kushtëzojnë rritjen e specieve të ndryshme bimore, tha prof. Proko.

 

Promovimin e mbylli akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave, i cili theksoi se ky studim është me vlerë dhe për fushën e albanologjisë, për kontributin me emrat e bimëve sipas toponimistikës shqiptare si Lilium albanicum, Viola ducadjinica, Gymnospermium shcipëtarum, etj.

 

Flora ekskursioniste e Shqipërisë” Manual profesional)" i akad. Jani Vangjelit është një libër që botohet për të ndihmuar dhe lehtësuar punën kërkimore dhe studimin e florës së Shqipërisë gjatë përcaktimit të specieve bimore drejtpërdrejt në terren, specie të cilat paraqesin vështirësi në përcaktimin e tyre në laborator si ekzemplarë herbari.

 

Ky libër do të shërbejë njëkohësisht si mundësi për punën kërkimore dhe shkencore në kabinet me të gjithë atributet e florës bazë të Shqipërisë të pasqyruara në veprën katëvolumshe "Flora e Shqipërisë” me autor Jani Vangjelin.