Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

U mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë Workshop-i vjetor NanoAlb2021

Pasqyrohen rezultatet e arritura nga 5 “Ignite Projects 2020-2021” të financuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë

***

 

NanoAlb2021 Annual Workshop u mbajt më 17 nëntor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

 

Çeljen e veprimtarisë e bëri Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi.

 

Ai vlerësoi kontributin e akad. Arben Merkoçit, drejtues i njësisë NanoAlb pranë Akademisë së Shkencave, përshëndeti akademikët  dhe bashkëpunëtorët pjesëmarrës, si dhe falënderoi grupet e punës së projekteve, të cilat janë në fazën përfundimtare të tyre, për punën e madhe dhe me një nivel të lartë shkencor.

 

Kjo është arritur falë bashkëpunimit midis grupeve NanoAlb dhe partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët grupet NanoAlb kanë një bashkëpunim të konsoliduar tashmë.

 

Workshopi u organizua për të pasqyruar aktivitetin shkencor të grupeve NanoAlb gjatë vitit 2021.

 

Në seancën e parë u ndoqën raportimet e arritura nga 5 projektet të financuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë:

 

1. Using Nanostructured Carbon Material to design Electrochemical Sensor for detecting the residue of antibiotics in the environment -  (NCMES) (Përdorimi i materialit të karbonit të nanostrukturuar për të projektuar sensorin elektrokimik për zbulimin e mbetjeve të antibiotikëve në mjedis).

 

2. Nanocoating of cement-based surface with antiviral properties-  NanoVir. (Nanoveshja e sipërfaqes me bazë çimento me veti antivirale).

 

3. Production of zeolite-incorporated nanofibrous membranes for water filter application -  ZEiNANOF ( Prodhimi i membranave nanofibroze të inkorporuara me zeolite për aplikimin e filtrit të ujit – ZEiNANOF).

 

4. Design and Validation of Point-of-care Immune-sensor for Measurements of Ferritin Blood Levels in COVID-19 Patients using Carbon Based Electrodes modified with Nanostructures – IMOFERRICEN  (Projektimi dhe vërtetimi i sensorit imunitar të pikës së kujdesit për matjet e niveleve të ferritinës në gjak në pacientët COVID-19 duke përdorur elektroda me bazë karboni të modifikuara me nanostruktura – IMOFERRICEN).

 

5. Starch-Based Bio-Plastics/chemically modified Graphene oxide composites designed as food packaging films with antibacterial properties - Bio-mGO (Bio-plastikë me bazë niseshteje/kompozit oksid grafeni të modifikuar kimikisht të dizajnuara si filma paketimi ushqimor me veti antibakteriale - Bio-mGO).

 

Në seancën e dytë referuan 12 grupe shkencore të NanoAlb të cilët kanë pasqyruar drejtimet kryesore të veprimtarisë së tyre shkencore dhe rezultatet e arritura. Prezantimet ishin kryesisht në fushën e farmaceutikës, mjedisit, mjekësisë, agrikulturës, zhvillimit të sensorëve dhe biosensorëve për aplikime të ndryshme në këto fusha, etj.

 

Referuesit sollën zbulime të reja nga fushat përkatëse të kërkimeve të tyre për dukuritë që ndodhin, kur grimcat e materialeve kanë dimensione të vogla, nanometrike, per përfitimin e materialeve te tilla dhe interesin për aplikimin e tyre  për shoqërinë.

 

Një shembull është ari, nanogrimcat e të cilit kanë dhënë rezultate interesante në mjekësi në shërimin e tumoreve dhe zonave kancerogjene dhe përdoren sot në testet e COVID19 apo nanokapsulat që përdoren në disa nga gjeneratat e reja të vaksinave për të përmirësuar efikasitetin e tyre, aplikimi i sensorëve dhe biosensorëve në metodat e reja të analizës biokimike, zhvillimi i metodave te reja të monitorimit të ndotësve të mjedisit, përdorimi i nanomaterialeve natyrale, aplikimet e tekstileve inteligjente etj, etj.

 

Prezantimet e projekteve u bënë me koordininimin e akad. Arben Merkoçit dhe u mbajtën nga liderët e grupeve të punës Albana Veseli, Arjan Korpa, Albana Halili, Valbona Aliko, Avni Berisha, Kledi Xhaxhiu, Bashkim Ziberi, Arjola Bacu, Arben Uka, Kleva Shpati, Liridon Berisha, Mimoza Basholli, Ledian Malaj, Sonila Duka, Magadalena Cara, Valbona Sota, Kreshnik Hoti, Entela Hodaj; Partizan Malkaj. 

 

Në fund, koordinatori i NanoAlb akademik Arben Merkoçi bëri një përmbledhje të rezultateve të arritura dhe konkluzionet e takimit.

 

Gjithashtu ai dha orientimet e nevojshme për të intensifikuar veprimtarinë shkencore në grupe, bashkëpunimin midis tyre, duke synuar ngritjen e vazhdueshme të nivelit shkencor të NanoAlb dhe ambicjen për ta shndërruar këtë njësi në një Qendër të Ekselencës të Nanoteknologjisë në rajon dhe më gjerë.