Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Marenglen Kasmi emërohet drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave

 

Sot drejtori i ri i QBAE-së u prezantua në Kryesinë e Akademisë

 

*** 

 

Marenglen Kasmi, me titull profesor i asociuar, u emërua  në detyrën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike.

 

Sot drejtori i ri i QBAE-së u prezantua në Kryesinë e Akademisë.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi bëri të njohur kuadrin ligjor të veprimtarisë së QBAE-së dhe të drejtorit të saj.

 

U theksua puna e bërë dhe rezultatet e arritura deri më tani, si dhe rritja e volumit të punës lidhur me projektet madhore në albanologji, pasi tani hyjmë në fazën kryesore të hartimit të dy veprave madhore "Historisë së shqiptarëve" e "Fjalorit të madh të gjuhes shqipe" e për këtë duhet një drejtim i QBAE-së me kohë të plotë.

 

Prof. asoc. Marenglen Kasmi është studiues i historisë moderne.

 

Ai ka lindur në vitin 1977 në Gramsh.

 

Studioi në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe në  vitet 1997-2000 vijoi studimet ushtarake në Gjermani.

 

Pas diplomimit si oficer dhe një pune trevjeçare si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” ai fitoi përsëri një të drejtë studimi dhe në vitet 2003-2008 në Gjermani dhe u diplomua me rezultate të larta për histori dhe sociologji në Universitetin “Helmut Schmidt”, Hamburg  (Magister Artium (M.A.)

 

Në vitin 2013 mbrojti gradën doktor i shkencave në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes (Histori Ushtarake), mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë.

 

Në vitin 2021 mbrojti gradën prof. asoc. dr. në histori, Universiteti i Tiranës.

 

Deri në vitin 2015 Kasmi ka qenë ushtarak dhe pedagog i historisë në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

 

Më pas ai vijoi të japë leksione të historisë në universitetet publike dhe private të vendit.

 

Kasmi është autor i shumë botimeve me vlera shkencore nga fusha e historisë së Shqipërisë. Ka marrë pjesë me referime në konferenca e sesione shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit si në Gjermani, Austri e në vendet fqinje.