Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad.Skënder Gjinushi, mbledhje me grupin e punës për projektin e madh “Historia e shqiptarëve”

***

Sot, më datë 25 janar 2022 në praninë e Kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushit u mbajt mbledhja e grupit të punës për projektin e madh “Historia e Shqiptarëve”.

 

Ishin të pranishëm akad. Pëllumb Xhufi, Kryetar i Seksionit të Studimeve Albanologjike, akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike (ASH), prof. Paskal Milo, prof. Neritan Ceka, akad. Marenglen Verli, akad. Beqir Meta, prof. Gjon Berisha; prof.  Hamit Kaba; prof. Ferit Duka, prof. Ana Lalaj; prof.asoc. dr. Sonila Boçi, prof. asoc. dr. Ledia Dushku; dr. Edon Qesari, etj.

 

Në takim u diskutua për mbylljen e fazës parapërgatitore të këtij projekti, si dhe për vijimësinë e punës lidhur me përmbushjen e kritereve shkencore dhe teknike, strategjitë e bashkëpunimit me autorët dhe drejtuesit e grupeve të punës, diskutimin e materialeve të përfunduara dhe për redaktimin final të teksteve.

 

U diskutua edhe për realizimin e projektit brenda afateve kohore, që e gjithë puna dinamike dhe voluminoze të bëhet me angazhimin dhe bashkëpunimin e gjithë hallkave pjesëmarrëse, për të pasur një rezultat të arrirë edhe në cilësi.

 

Qëllimi kryesor i mbledhjes ishte falënderimi dhe inkurajimi për të gjithë studiuesit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë projekt si edhe evidentimi i çështjeve organizative që duhen përmirësuar për ecurinë e projektit.

 

Kryetari i Akademisë, akad. Gjinushi theksoi angazhimin e historianëve më të mirë për periudhat përkatëse dhe përfshirjen e institucioneve kryesore të studimit dhe arsimit në Shqipëri e Kosovë.

“Duke qenë para këtij fakti, dhe duke parë angazhimin e gjithësecilit, kam besimin e plotë se produkti final do të jetë aq me vlerë dhe cilësor, sa edhe rëndësia që ka. Ky bashkëpunim do të na japë një produkt të sintetizuar dhe konciz, në mënyrë që t’i drejtohet gjithë publikut shqiptar dhe të huaj, duke shfaqur imazhin dhe të vërtetën e historisë shqiptare”, theksoi akad. Gjinushi.