Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Neolitizmi në territoret parailire dhe problemi pellazgjik

Ligjëratë akademike nga prof. Adem Bunguri

 

***

Komisioni i përhershëm i historisë dhe arkeologjisë që funksionon pranë Akademisë së Shkencave organizoi sot bashkëbisedimin shkencor rreth çështjes së rivlerësimit të hipotezës së migracionit “kurgan” sipas evidencës arkeologjike nga Shqipëria dhe Kosova. 

 

Arkeologu Adem Buguri referoi për neotilizimin si proces i dëshmuar përmes dëshmive arkeologjike në territoret ilire, duke iu referuar shtresimeve të kulturave të identifikuara në periudhën preilire, protoilire dhe ilire.

 

Autori paraqiti argumente nga kërkimet në terren dhe nga bibliotekat shkencore për një qendrim kritik ndaj tezës së migracionit “kurgan”, me drejtim ardhjeje një vatër lindore aziatike, duke ndjekur një vijë lëvizjeje përmbi Detin Kaspik. Duke analizuar tipologjinë e kulturës së varrimit, sidomos atë të kulturës tumulare; tipologjinë e enëve shtëpijake dhe atë të armatimit; format dhe ngjyrat e tyre; përhapjen nëpër territorin e sotëm të Shqipërisë dhe Kosovës, prof. Buguri mbështeti dhe sistemoi tezën e një “ardhjeje anatolike”, që përkon me kohën e lulëzimit të kulturës së Maliqit. Nëpërmjet trajtimit kritik të tezës së migrimit “kurgan” dhe specifikave të kulturës materiale dhe të riteve të varrimit, autori konkludon se kulturat vendëse të periudhës së neolitit (duke përfshirë atë pellazge) kanë lënë gjurmë të fortë rezistuese ndaj kulturës së ardhur bashkë me migracionet nga Lindja. Sa i takon kulturës së ardhur me migracionin “kurgan”, gjurmët e saj janë krejt rastësore; kurse gjurmët e kulturës së ardhur me migracionin anatolik janë të pranishme dhe mund të krahasohen me të njëjtën kulturë që dëshmohet në Trojë dhe në rajonin e Ballkanit. Kjo afëri përforcohet edhe nga tipologjia e veglave të punës dhe ajo armëve, që janë larg “kulturës yamnia”, që përbën burimin e migracionit “kurgan”.

 

Prof. Bunguri vërejti gjithashtu se ka një mospërputhje të qartë kronologjike midis kohës së datuar të këtij migracioni dhe kohës së fillimeve të metalurgjisë në Maliq dhe në disa qendra të tjera të Neolitit në Shqipëri. Duke iu përmbajtur përfundimit të gjithëpranuar se ky migracion lëvizte jo më shumë se një kilometër në vit dhe se matematikisht atij do t’i duheshin shekuj për të mbërritur në territorin e sotëm shqiptar dhe hershmërisë së kulturës pre-ilire, protoilire dhe ilire përjashtohet një ndikim prej saj çka dëshmohet dhe nga raporti midis kulturës së ardhur me atë vendase, i cili ndryshon në favor të asaj vendëse, çështje që rihap edhe problemin pellazgjik.

 

Moderimi i veprimtarisë u bë nga prof.dr. Neritan Ceka me pjesëmarrjen e kryesisë së ASH, studiuesve dhe kolegëve.