Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Çelet Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

 

Akad. Skënder Gjinushi: Panairi është një rast i shkëlqyer për të krijuar një marrëdhënie të re midis botuesve e lexuesve, dhe kjo shkon në përputhje me strategjinë tonë të hapjes së përgjithshme ndaj sistemit të kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë faktorëve që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e tij.

 

***

 

 

 

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor u çel sot, ora 10.00, në mjediset e  hapura të Akademisë së Shkencave nga Kryetari akad. Skënder Gjinushi.

Gjatë ceremonisë së hapjes ku ishin të pranishme mbi 35 ente botuese nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut e më gjerë përshëndeti Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Mehmet Kraja.

 

U lexua fjala përshëndetëse në emër të Ministrisë së Kulturës nga znj. Alda Bardhyli dhe fjala përshëndetëse në emër të Konferencës së Rektorëve nga prof. dr. Andrea Maliqari (rektor i U.P.T.).

Ishin të pranishëm gjithashtu, akademikë, studiues nga të gjitha fushat dhe studentë e nxënës të shkollave.

 

Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave në ceremoninë e çeljes së Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.

 

I nderuar akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,

I nderuar prof. Andrea Maliqari, Rektor dhe përfaqësues i Konferencës së Rektorëve,

I nderuar prof. Naser Sahiti, Rektor i Universitetit të Prishtinës,

Të nderuar rektorë e dekanë, drejtues e pedagogë përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni të Veriut e Mal të Zi,

Zonja e zotërinj pjesëmarrës: akademikë dhe profesorë, studiues dhe krijues, miq e kolegë, studentë e lexues, dashamirës të librit e shkencës.  

 

Ju uroj mirëseardhjen në panairin e parë të librit akademik dhe shkencor që botohet në gjithë hapësirën e gjuhës shqipe dhe ju uroj mbarësi suksese gjithë pjesëmarrësve gjatë tri ditëve të këtij panairi.

 

Ky panair, që organizohet me iniciativën e dy akademive tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ngjalli menjëherë interesimin e gjithë botuesve të librit akademik dhe shkencor: në universitete dhe qendra e institucione të tjera të kërkimit shkencor, në entet botuese publike e jopublike. Ky është një panair me fushë interesimi të përcaktuar qartë: botimet më të fundme shkencore në gjithë hapësirën shqiptare. Janë 33 subjekte akademike-universitare dhe subjekte private që i ka bashkuar ky panair, që përfaqëson manifestimin më të madh të deritashëm për këtë fushë të gjerë dhe delikate botimesh. Kemi të pranishëm botime të studiuesve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe nga bota arbëreshe.

Asnjëherë botimet e studiuesve shqiptarë, akademikë e profesorë, kërkues në agjencitë qendrore të kujtesës dhe studiues të lirë, nuk kanë qenë kaq së bashku, përkrah njëri-tjetrit.

 

Ky panair na jep mundësinë të shohim me sytë tanë cili është produkti shkencor i shqiptarëve, cili është raporti midis nënsistemeve të veprimtarisë shkencore, si qendrojnë raportet midis brezave të studiuesve, në ç’disiplina ka më shumë progres e ku ka prapambetje, a ka një ekonomizim të dijes në kushtet kur kufijtë ndërshtetërorë nuk na ndajnë më, apo ka përsëritje e paralelizma, parcelizim dhe fragmentizim të saj, me qëllim që të përforcojmë çfarë kemi më të mirë e të ndryshojmë prirjet jopozitive.

Fati i librit shkencor dhe akademik është i tillë që e ka të vështirë rrugën për tek lexuesi i vet, krahasimisht me atë të letërsisë dhe arteve.

 

Dy akademitë tona prej vitesh po punojnë që botimet e tyre shkencore dhe të institucioneve bashkëpunuese të mos presin në rafte e magazina, të mos takohen rastësisht me lexuesit e studiuesit, por të shkojnë vetë tek ata, para së gjithash atje ku kërkimi është institucional, në bibliotekat shkencore dhe universitare, por edhe në bibliotekat publike, të institucioneve arsimore e kulturore.

 

Ne i kemi vënë vetes detyrë të krijojmë akses të hapur për botimet tona shkencore dhe e kemi nisur këtë me periodikët shkencorë. Me këtë panair duam që rrjetit të botuesve të librit shkencor t’i mundësohet funksionimi si një i tërë, që botuesit e tij ta shohin njëri-tjetrin si pjesë të një familjeje, që marrëdhëniet midis tyre të jenë plotësuese po aq sa dhe konkurruese. Në mënyrë të posaçme ne duam që botimet e qendrave universitare me më pak mundësi komunikimi, ato të universiteteve në qarqe e rrethe, të dalin jashtë kufijve periferikë dhe t’i bashkohen rrjedhës së përgjithshme të librit shkencor e akademik.

 

Panairi është një rast i shkëlqyer për të krijuar një marrëdhënie të re midis botuesve e lexuesve, dhe kjo shkon në përputhje me strategjinë tonë të hapjes së përgjithshme ndaj sistemit të kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë faktorëve që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e tij. Në stendat e këtij panairi do të gjejnë me lehtësi burime e bibliografi të kohëve më të reja të gjithë ata që janë në formim e sipër, ata që janë regjistruar e do të regjistrohen së shpejti në shkollat doktorale.

Panairi është njëherësh një veprimtari që i shërben plotësimit të direktivës së oganizatës më të madhe ndërakademike europiane ALLEA për edukimin përmes shkencës, për një marrëdhënie më miqësore dhe më shërbyese midis arsimit dhe dijeve. 

 

Jam i bindur se në mjediset e këtij panairi, në të cilin do të përurohen më shumë se 50 tituj të botimeve shkencore, jo vetëm botuesit me njëri-tjetrin, por edhe autorët me botuesit, do të kenë mundësi të shkëmbejnë informacion dhe të nënshkruajnë kontrata pune për botime të tjera, të cilat vitin e ardhshëm do të paraqiten në një panair si ky në Prishtinë. Dhe kështu kjo festë e librit shkencor do të vazhdojë çdo vit me alternim, në Tiranë e në Prishtinë. Në të ardhmen mbase do të kemi mundësi edhe për organizime në qenda të tjera.

 

Mbarësi enteve botuese që marrin pjesë në këtë panair, suksese autorëve që do të përurojnë veprat e tyre, le të shndërrohen këto tri ditë në një festë të bukur të librit shkencor edhe në një mundësi të suksesshme për instiucionalizimin e një rrjeti kombëtar të tij.

 

Faleminderit.