Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

 

***

 

 

Akademik Anastas Angjeli u dekorua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me propozim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Titulli u akordua me motivacionin për përvojën e gjatë dhe të vyer dhe në vlerësim të kontributit të tij të spikatur akademik, shkencor, studimor e didaktik në fushat e ekonomisë dhe financave publike, dhe si veprimtar i shquar politik e publik në dobi të reformimit bashkëkohor politik dhe zbatimit të ekonomisë së tregut të lirë në Shqipëri.

 

Presidenti Ilir Meta tha se kontributi i akad. Anastas Angjelit në fushat përkatëse kanë lënë një trashëgimi të vyer për brezat e rinj dhe me shumë interes dhe dobi për ekonominë shqiptare.

 

Duke ju falënderuar për vlerësimin me urdhrin e lartë, dua gjithashtu të falënderoj Akademinë e Shkencave për propozimin pranë Presidentit të Republikës. Është një vlerësim për punën dhe angazhimin tim. Natyrisht ky është edhe vlerësim për të gjitha ata qe kemi punuar e bashkëpunuar prej vitesh,sepse asgjë nuk ndodh pa kontributin e përbashkët. Një vlerësim edhe për familjen time, për bashkëshorten, fëmijët të cilëve u kam munguar gjatw ushtrimit të detyrave të mia”, u shpreh akad, Angjeli, pas dekorimit.

 

Akad. Anastas Angjeli është profesor në ekonomi, financë dhe bankë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi veçanërisht të kalimit nga një ekonomi thellësisht e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë.

 

Ai u bë pjesë e profesoratit në fakultetin e ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës që në vitin 1982 e më pas filloi angazhimin e tij në politikën aktive.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve parlamentare, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ministër i Financave, si dhe Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

 

Profesor Angjeli është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2010. Ai është afirmuar si një nga ekonomistët financierë më të shquar, sidomos në zbatimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij për reformën buxhetore dhe fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar, për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase, është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga institucionet ekonomiko-financiare ndërkombëtare.

Themeloi që prej vitit 2009 Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

 

Zoti Angjeli anëtar i Akademisë së Shkencave të Europës prej disa vitesh dhe autor dhe bashkautor i disa librave universitarë dhe monografive, artikujve shkencorë brenda e jashtë vendit, etj.

Së fundi, është zgjedhur të japë përvojën dhe kontributin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.