Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Sistemi COBISS dhe digjitalizimi i informacionit akademik, shkencor dhe kërkimor në Shqipëri

 

Akad.Skënder Gjinushi: Akademia jonë bashkëpunon me sukses me Institutin e Shkencave të Informacionit IZUM; institut që, për shërbimet e tij cilësore në shkallë rajonale për katalogimin, bibliografitë shkencore dhe numerizimin e informacionit dituror, është listuar si pasuri në mbrojtje të UNESCO-s.

 

Bashkëpunimi mbështetet në marrëveshje kuadër e në protokolle shtesë, që kanë për qëllim përpunimin e informacionit libror mbi bazën e të njëjtit program tashmë në zbatim në pjesën më të madhe të bibliotekave shkencore, universitare e publike të vendeve të Ballkanit, i njohur me shkurtesën COBISS - Rrjeti i sistemeve bibliotekare-informuese dhe sistemeve të informacionit për veprimtari shkencore. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lehtësimi i punës kërkimore përmes qarkullimit të lirë, pa kufij dhe pa pagesë, të informacionit shkencor, në një rrjetëzim unik.

 

 ***

 

 

Fjala Kryetarit të Akademisë e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi për konferencën ndërkombëtare në bashkëpunim me institutin slloven të shkencave të informacionit - IZUM, me qendër në Maribor, që i kushtohet çështjes së digjitalizimit të informacionit akademik, shkencor dhe kërkimor në Shqipëri.

Tiranë 6-7 shtator 2022, salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave 

 

I nderuar z. Alesh Boshnjak (Aleš Bošnjak), drejtor i Institutit të Shkencave të Informacionit (IZUM);

I nderuar z. Peter Japelj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Tiranë;

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore shtetërore, të universiteteve dhe qendrave kërkimore, të bibliotekave universitare e publike, të pranishëm në këtë veprimtari;

Zonja dhe zotërinj të pranishëm;

 

Kam kënaqësinë të hap punimet e konferencës së përbashkët dyditore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Slloven të Shkencave të Informacionit IZUM me qendër në Maribor, që i kushtohet çështjes së digjitalizimit të informacionit akademik, shkencor dhe kërkimor në Shqipëri, duke ju uruar mirëseardhjen dhe duke përgëzuar paraprakisht organizuesit dhe kumtuesit.

 

Akademia e Shkencave ka synuar dhe synon të luajë rolin e një kryeqendre të informacionit për gjithë sistemin e kërkimit shkencor në vend. Kjo është detyra jonë, për vetë pozicionin institucional të saj në kuadër të këtij sistemi, shprehur edhe me ligjin organik nr. 53/2019.

 

Në këtë proces, Akademia jonë bashkëpunon me sukses me Institutin e Shkencave të Informacionit me qendër në Maribor, që gjerësisht njihet me shkurtesën IZUM; institut që, për shërbimet e tij cilësore në shkallë rajonale për katalogimin, bibliografitë shkencore dhe numerizimin e informacionit dituror, është listuar si pasuri në mbrojtje të UNESCO-s.

 

Bashkëpunimi ynë mbështetet në marrëveshje kuadër e në protokolle shtesë, që kanë për qëllim përpunimin e informacionit libror mbi bazën e të njëjtit program tashmë në zbatim në pjesën më të madhe të bibliotekave shkencore, universitare e publike të vendeve të Ballkanit, i njohur me shkurtesën COBISS - Rrjeti i sistemeve bibliotekare-informuese dhe sistemeve të informacionit për veprimtari shkencore.

 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lehtësimi i punës kërkimore përmes qarkullimit të lirë, pa kufij dhe pa pagesë, të informacionit shkencor, në një rrjetëzim unik, siç është ai që siguron programi COBISS; duke ngritur ura ndërkomunikimi mes dijetarëve pavarësisht vendit ku e kryejnë veprimtarinë e tyre; duke i vënë epërsitë e teknikës së sotme të informacionit, të shoqërisë së informacionit, në funksion të rritjes së cilësisë shkencore dhe të formimit të suksesshëm të studiuesve të rinj; duke lehtësuar gjithnjë e më shumë kostot e kërkimit shkencor.

 

Brezat e mëparshëm nuk i kanë pasur komoditetet e sotme të gjetjes, përzgjedhjes e shfrytëzimit të informacionitshkencor; të kontakteve me kolegë të së njëjtës fushë ekspertize dhe të pjesëmarrjes direkte e online në veprimtaritë e njëri-tjetrit. Akademia jonë dhe IZUM-i po bashkëpunojnë me sukses për të shkencorizuar shërbimin me mjetet informuese për librin; për ta nxjerrë atë përfundimisht prej kornizave e ishullzimeve të mëparshme. Për këtë kemi inkurajuar e mbështetur bibliotekën shkencore në kryerjen e detyrave të saj të përfaqësimit të rrjetit kombëtar të bibliotekave që zbatojnë programin COBISS; kemi nënshkruar marrëveshjen plotësuese për administrimin e bazës së të dhënave të sistemit informues për veprimtarinë kërkimore E-CRIS; dhe do të nënshkruajmë gjatë ditëve të kësaj konference një marrëveshje të re me Bibliotekën Kombëtare për shërbime të ndërsjellta lehtësuese në digjitalizimin e informacionit libror, për bibliografitë e katalogët, pavarësisht ndryshimeve që mund të kemi në platformat numerizuese.

 

Ne e vlerësojmë që prania e drejtorit të IZUM-it Aleš Bošnjak me ekipin e tij në konferencën që po zhvillojmë; fryma e shëndetshme që kemi prej vitesh në bashkëpunim; problematika që do të trajtohet nga ekspertët për kodifikimin bibliotekar të informacionit në botime; do t’i shërbejnë fuqizimit të rrjetëzimit rajonal të informacionit shkencor, rritjes së mundësive për kërkim në distancë, përurimit ndërkombëtar të arritjeve të studiuesve shqiptarë dhe përfshirjes së veprave të tyre në bibliografitë shkencore ballkanike e europiane, aksesit të lirë dhe shtimit të shkëmbimeve në prodhimin botues.

 

Faleminderit për vëmendjen dhe urime paraprake.

 

Kryetar  i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Akad. Skënder Gjinushi