Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

U mbajt konferenca ndërkombëtare “Sistemi COBISS dhe digjitalizimi i informacionit akademik” në bashkëpunim me Institutin e Shkencave të Informacionit - IZUM, Maribor, Slloveni

 ***

 

 

U mbajt sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë konferenca ndërkombëtare “Sistemi COBISS dhe digjitalizimi i informacionit akademik” në bashkëpunim me Institutin e Shkencave të Informacionit - IZUM, Maribor, Slloveni.

 

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, prof.dr. Gëzim Hoxha, moderator i kësaj konference, përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhjen përfaqësuesve nga Institutit Slloven i Shkencave të Informacionit IZUM, përfaqësuesve të shkollave te larta e bibliotekave të tyre shkencore, përfaqësuesve nga institucionet universitare, akademikëve dhe studiuesve.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi çeli konferencën.

Akad. Gjinushi tha se Akademia e Shkencave e Shqipërisë bashkëpunon me sukses me Institutin e Shkencave të Informacionit IZUM; institut që, për shërbimet e tij cilësore në shkallë rajonale për katalogimin, bibliografitë shkencore dhe numerizimin e informacionit dituror, është listuar si pasuri në mbrojtje të UNESCO-s.

 

“Bashkëpunimi ynë mbështetet në marrëveshje kuadër e në protokolle shtesë, që kanë për qëllim përpunimin e informacionit libror mbi bazën e të njëjtit program tashmë në zbatim në pjesën më të madhe të bibliotekave shkencore, universitare e publike të vendeve të Ballkanit, i njohur me shkurtesën COBISS - Rrjeti i sistemeve bibliotekare-informuese dhe sistemeve të informacionit për veprimtari shkencore.

 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lehtësimi i punës kërkimore përmes qarkullimit të lirë, pa kufij dhe pa pagesë, të informacionit shkencor, në një rrjetëzim unik, siç është ai që siguron programi COBISS; duke ngritur ura ndërkomunikimi mes dijetarëve pavarësisht vendit ku e kryejnë veprimtarinë e tyre; duke i vënë epërsitë e teknikës së sotme të informacionit, të shoqërisë së informacionit, në funksion të rritjes së cilësisë shkencore dhe të formimit të suksesshëm të studiuesve të rinj; duke lehtësuar gjithnjë e më shumë kostot e kërkimit shkencor.”-tha akad. Skënder Gjinushi.

 

Z. Alesh Boshnjak (Aleš Bošnjak), drejtor i Institutit të Shkencave të Informacionit (IZUM) falënderoi të gjithë të pranishmit, e në mënyrë të veçantë Akademinë e Shkencave me Kryetarin e saj z. Gjinushi për bashkëpunimin e suksesshëm në zhvillimin e projektit ECRIS në Shqipëri dhe për bashkëorganizimin e kësaj konference.

 

Aleš Bošnjak tha se IZUM-i ka dy statuse: e para është institucion publik kërkimor e infrastrukturor dhe e dyta është qendër regjionale e UNESCO-s për institucionet bibliotekare të informacionit dhe sistemet për zhvillimin e veprimtarive kërkimore.

 

Me Akademinë punojmë bashkë për zhvillimin e bazës ECRIS, të cilën e administron Akademia dhe ka për qëllim përpunimin e bibliografive të kërkuesve shkencorë të Shqipërisë dhe prezantimin e tyre në hapësirën kërkimore në Europë.-tha Bošnjak.

 

Përshëndeti z. Peter Japelj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Tiranë, i cili vlerësoi punën e institucioneve të të dyja vendeve për fuqizimin e bashkëpunimit shkencor.

 

Përshëndeti prof.dr. Anila Paparisto, zëvendësrektore për mësimdhënien në Universitetin e Tiranës.

 

Përshëndeti prof.dr. Suela Këlliçi, zëvendësrektore për kërkimin shkencor në Universitetin Mjekësor, Tiranë.

 

Akad. Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Teknike dhe Natyrore dhe Mirlona Buzo (instruktore për aplikacionet COBISS, përfaqësuese e IZUM-it pranë ASH): referuan për rolin e Akademisë së Shkencave për zbatimin e projektit COBISS në katalogimin dhe digjitalizimin e informacionit shkencor në Shqipëri.

 

Akad. Neki Frashëri tha se në qershor të vitit 2021 Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Shkencave të Informacionit (IZUM) në Slloveni nënshkruan “Marrëveshjen mbi bashkëpunimin e krijimit të një sistemi bibliografik kombëtar për vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor në Shqipëri”. Bazuar në këtë marrëveshje, Akademia e Shkencave administron sistemin informues për veprimtarinë kërkimore në Shqipëri (ECRIS), ku përfituesit janë; Akademia e Shkencave, universitetet publike, bibliotekat publike dhe speciale, institutet kërkimore (40 institucione), duke krijuar mundësinë e përdorimit në distancë, anëtarë të bibliotekave me adresa private, ndërkohë që numri i përdoruesve ka arritur në rreth 2000 punonjës shkencorë, studiues, studentë në master, pedagogë.

 

Davor Bračko (koordinator i rrjetit COBISS.net, IZUM): COBISS.net referoi për rrjetin rajonal të sistemeve të informacionit kërkimor dhe sistemeve të informacionit të bibliotekave.

 

Arjeta Sadiku(instruktore për aplikacionet COBISS, IZUM) prezantoi: COBISS - Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online.

 

Mirlona Buzo prezantoi sistemet dhe platformat që mbështesin veprimtarinë kërkimore në Shqipëri.

 

Albana Velianj(drejtore e sektorit të botimeve dhe bibliotekës, Akademia e Shkencave) referoi për Bibliotekën e Akademisë së Shkencave në procesin e implementimit të sistemit COBISS.

 

Konferenca u mbyll me pyetje e diskutime për problematikat që trajtuan ekspertët në këtë konferencë për kodifikimin bibliotekar të informacionit në botime, në shërbim të fuqizimit të rrjetëzimit rajonal të informacionit shkencor, rritjes së mundësive për kërkim në distancë, përurimit ndërkombëtar të arritjeve të studiuesve shqiptarë dhe përfshirjes së veprave të tyre në bibliografitë shkencore ballkanike e europiane, aksesit të lirë dhe shtimit të shkëmbimeve në prodhimin botues.