Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi dhe Rektori i Universitetit të Tetovës prof. dr. Vullnet Ameti nënshkruan sot marrëveshjen në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

***

 

 

 

Dy nënshkruesit vlerësuan në krye traditën e bashkëpunimit që prej fillimeve të UT, kur ai ishte ende pa status ligjor dhe profesorati i instituteve të rrjetit të ASHSH dhe i Universitetit të Tiranës luajti rol themelor jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në konceptimin e programeve, lëndëve dhe specialiteteve.

 

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, konkretisht kryetarin, prof. dr. Skënder Gjinushin dhe stafin e tij, që vizituan Universitetin e Tetovës dhe arritën një marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha të ndryshme.

 

Bashkëpunimi i Akademisë është një ide shumë e shkëlqyer, e vetë iniciativa që është e profesor Skënder Gjinushit. Vitin e kaluar, faktikisht në pranverë kishim edhe panairin e hapur të botimeve më të reja në trevat shqiptare. E përgëzoj për atë aktivitet të shkëlqyer që e bëri. Besoj se edhe vitin e ardhshëm akademik Skender Gjinushi do ta vazhdoni atë traditë të hapjes së panairit, kështu që Universiteti ynë pret ndihmesën më të madhe nga Akademia, edhe ne me forcat tona, me kapacitetet intelektuale dhe hulumtuesi që i kemi do të jemi në shërbim të Akademisë së Shkencave, përfundoi Rektori i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Vullnet Ameti.

 

Akad. Skënder Gjinushi theksoi se me miratimin e ligjit të ri për Akademinë e Shkencave janë krijuar hapësira të mëdha juridike për pjesëmarrjen e studiuesve të suksesshëm shqiptarë kudo që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në struktura të ngritura pranë Akademisë, si komisionet e përhershme dhe njësitë e qendrat kërkimore-studimore. Statusi i bashkëpunëtorit lejon që përfaqësues të profesoratit të UT të jenë pjesë e këtyre strukturave të përbashkëta.

 

Në vijim ai paraqiti rëndësinë e tre projekteve të mëdha shkencore kombëtare: "Fjalori i madh i gjuhës shqipe", "Historia e shqiptarëve" dhe "Enciklopedia shqiptare", për realizimin e të cilëve është e domosdoshme përfaqësimi dhe kontributi i studiuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

 

I njoftuar për një paraprojekt të historianëve shqiptarë në MV për një histori të shqiptarëve që jetojnë atje, kryetari Gjinushi propozoi që të vendoset një bashkëpunim i drejtpërdrejtë me realizuesit e projektit akademik "Historia e shqiptarëve", sepse kjo histori, sa u takon çështjeve të tilla si etnogjeneza, vendi dhe koha e formimit, vazhdimësia historike, etj. është e njëjta, kurse ngjarjet dhe zhvillimet lokale plotësojnë këtë histori, prandaj marrëveshja mund të shërbejë që Akademia të ofrojë ndihmë shkencore.

 

Do të bashkëpunohet edhe për shkencat bashkëkohore, si nanoteknologjia e bioshkenca, për të cilat Akademia e Shkencave pretendon të ketë edhe një rol rajonal.

 

Si më poshtë:

 

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Tetovës

 

Neni 1

 

Përcaktimi i Palëve

Palët në këtë Marrëveshje janë:

1. Akademia e Shkencave e Shqipërisë (më tej: ASHSH), me qendër në Tiranë, sheshi “Fan Noli”, e përfaqësuar nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar;

2. Universiteti i Tetovës (më tej: UT), me adresë: rr. Rruga e Ilindenit, pa nr. 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga prof. dr. Vullnet Ameti, Rektor;

 

Neni 2

 

Qëllimi

Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Palëve, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre; përcaktimin e prioriteteve themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre, mbështetur në legjislacionin në fuqi e në parime të gjithëpranuara dhe në interesa të përbashkëta.

 

Neni 3

 

Parime bazë

Parim themelor rregullues për bashkëpunimin e Palëve është liria akademike dhe autonomia universitare. Ato bashkëpunojnë duke respektuar njëra-tjetrën në vetëveprimin e tyre të rregulluar me ligje dhe me akte nënligjore, duke ruajtur dhe zhvilluar traditat më të suksesshme, përmes nismash, projektesh dhe veprimtarish të përbashkëta akademike e kërkimore-shkencore.

Në veprimtaritë e përbashkëta dhe jashtë tyre, Palët pranojnë dhe respektojnë “Kodin evropian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor”. Ato mbajnë qëndrim kritik dhe të papajtueshëm ndaj të gjitha formave të plagjiaturës dhe pseudoshkencës.

 

Neni 4

 

Drejtimet kryesore të bashkëpunimit

Bashkëpunimi midis Palëve shtrihet në gjithë fushat e dijes, me përparësi shkencat me më shumë interes të përbashkët, si gjuhësia, letërsia, historia, arkeologjia, antropologjia, shkencat sociale, shkencat juridike/ekonomike, fushat artistike, trashëgimia kulturore, shkencat natyrore, shkencat inxhinierike, shkencat mjekësore.

 

Palët bashkëpunojnë gjithashtu në disiplinat që lidhen me çështje me rëndësi jetësore e të ngutshme, si: bioteknologji, nanoteknologji, qëndrueshmëri mjedisore e energjetike; menaxhim i fatkeqësive, pandemive e krizave sociale, inteligjencë artificiale etj.

 

Palët bashkëpunojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj.

 

Palët  bashkëpunojnë për kryerjen e studimeve të përbashkëta.

 

Palët bashkëpunojnë për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta shkencore vendore, rajonale dhe evropiane.

 

Palët bashkëpunojnë për nxitjen dhe promovimin e studiuesve të rinj.

 

Palët bashkëpunojnë për hartimin e strategjive të zhvillimit dhe të akteve normative në zbatim të tyre.

 

Neni 5

 

Bashkëpunime të veçanta

Përfaqësues të trupës të UT-së, bazuar në kërkesat nga ASHSH, përfshihen si bashkëpunëtorë të jashtëm sipas fushave përkatëse në komisionet e përhershme shkencore që funksionojnë pranë saj.

 

ASHSH nxit përfshirjen e ekspertëve të UT-së në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj. UT rekomandon e propozon përfshirjen e ekspertëve më cilësorë, si dhe inkurajon ofrimin e kontributit nga fushë-veprimtaria e tyre.

 

ASHSH fton përfaqësues të UT-së të marrin pjesë si anëtarë jurie, vlerësues të jashtëm, recensues dhe oponentë në organizimin dhe zhvillimin e konkurseve shkencore për çmimet kombëtare vjetore të shpallura prej saj.

 

ASHSH dhe UT ftojnë ndërsjelltas përfaqësues të tyre të marrin pjesë me statusin e të ftuarit në rastet e trajtimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike me karakter akademik në fushat e përbashkëta të kërkimeve.

 

ASHSH dhe UT ofrohen për bashkëpunim për hartimin dhe drejtimin e programeve të veçanta të studimeve universitare për shkallët “master” e “doktoratë”, si dhe për implementimin e aktiviteteve shkencore brenda tyre.

 

ASHSH mundëson zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve të UT pranë saj dhe njësive kërkimore të saj.

 

Neni 6

 

Shkëmbimi i botimeve dhe i informacionit

Palët i sigurojnë njëra-tjetrës shkëmbimin e ndërsjellë dhe të pakushtëzuar të informacionit shkencor, të periodikëve që botojnë, të studimeve dhe monografive. ASHSH u dhuron periodikisht koleksione të botimeve të saj bibliotekave të UT.

 

Palët shkëmbejnë ekspertiza dhe mbikëqyrje të përbashkëta të veprimtarisë shkencore në ekspedita dhe në kërkime.

 

Palët informojnë rregullisht njëra-tjetrën për marrëveshjet dy- ose shumëpalëshe me interes të ndërsjellë.

 

Neni 7

 

Zbatimi dhe kohëzgjatja

Kjo Marrëveshje ka fuqi veprimi me kohë të papërcaktuar.

 

Palët takohen një herë në vit për të vlerësuar ecurinë e Marrëveshjes. Ndërprerja e saj pranohet prej Palëve në rastet kur:

- Ndryshon statusi ligjor i institucioneve dhe ky ndryshim prek funksionet themelore të tyre, me efekt në Palën tjetër;

- Njëra nga Palët shpreh me shkrim e në mënyrë të arsyetuar shqetësimin për cenimin e interesave bazë të saj në procesin e plotësimit të kushteve të kësaj Marrëveshjeje.

 

Neni 8

 

Protokollet e bashkëpunimit

Me vullnetin e Palëve kësaj Marrëveshjeje i bashkëlidhen protokolle bashkëpunimi me afate realizimi që përcaktohen me diskutim mes tyre. Protokolle mund të nënshkruhen dhe për një veprimtari të vetme.

 

Neni 9

 

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Kjo Marrëveshje është çështje dypalëshe. Për paqartësitë dhe ankesat e mundshme Palët nuk kërkojnë apelim në ndonjë instancë tjetër. Mosmarrëveshjet midis Palëve zgjidhen me bisedime. Në rast të mosarritjes së dakordësisë me bisedime për një periudhë dyvjeçare për çështje të diskutueshme, kjo Marrëveshje e humbet fuqinë.

 

Neni 10

 

Të fundme

Kjo Marrëveshje nënshkruhet në dy kopje, të dyja në gjuhën shqipe, një për secilën Palë, me vlerë të barabartë.