SEKSIONI I SHKENCAVE NATYRORE DHE TEKNIKE MIRATON KANDIDATURAT PËR akademik dhe akademik i asociuar

 

Në sallën e Bibliotekës së ASH-së, më datë 19 qershor 2020, ora 12.00, me pjesëmarrjen e 9 akademikëve prezent dhe 7 akademikë që shprehën vullnetin e tyre me zarf të sekretur, u zhvillua mbledhja e Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike për miratimin e kandidaturave për akademik dhe akademik i asociuar.

Mbledhjen e drejtoi Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike akad. Neki Frasheri.

 

U lexua rendi i ditës:

 

1. Paraqitja e kandidaturave që konkurojnë për titullin "akademik" dhe "akademik i asociuar" 

 

1.1. Dëgjimi i kandidatëve për një kohë (prej 10 minutash për secilin);

 

•Prof Ilia Mikerezi për titullin akademik në fushën e biologjisë.

•Prof Genc Sulcebe për titullin akademik ne fushën e mjekësisë.

•Prof Artan Boriçi për titullin akademik i asociuar ne fushën e fizikës. 

•Prof Mimoza Hafizi për titullin akademik i asociuar ne fushen e fizikës.

•Prof Rajmonda Buhaljoti (Bualoti) për titullin akademik i asociuar në fushën e inxhinerisë

•Akad.asoc. Arjan Durrësi per avancimin në titullin akademik.

•Akad.asoc. Ilirjan Malollari per avancimin në titullin akademik.

 

1.2. Pyetje për kandidatët dhe diskutime nga anëtarët e seksionit nisur nga rëndësia e aktivitetit në tërësi dhe integriteti i tyre profesional.

3. Votimi i fshehtë nga anëtarët e seksionit për pranimet e reja dhe për anëtarët e jashtëm. Votimi zgjat deri në orën 15.00. Votuesit jo prezent kishin dërguar votën me zarf të mbyllur.

 

4. Në orën 15.00 u bë mbyllja e votimit dhe shpallja e rezultatit të votimit, si dhe u përgatitja e dokumentacionit përkatës per Kryesinë dhe Asamblenë.

 

Pas miratimit të rendit të ditës dhe konstatimit të koorumit të mjaftueshëm të anëtarëve pjesëmarrës të Seksionit  për të filluar takimin, mbledhja vazhdoi me fjalën e Kryetarit, i cili fillimisht ftoi të pranishmit te nderonin me 1 minutë heshtje kujtimin e akademikut Gudar Beqiraj, i cili ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme. (I pa harruar kujtimi dhe vepra e tij). Me pas Kryetari i Seksionit paraqiti shkurtimisht objektivin e mbledhjes dhe ftoi kandidatet sipas radhës për dëgjimin e tyre.

 

Kandidatët realizuan paraqitjen e veprimtarisë së tyre sipas radhës në rendin e dites. Akad.asoc. Arian Durresi  realizoi paraqitjen e tij në distancë me videokonferencë. Pas diskutimeve të shkurtra nga anëtarët e Seksionit u kalua ne votim. Me propozim te Kryetarit te Seksionit u formua komisioni i votimit me akad. Emeritus Floran Vila dhe akad. Jorgaq Kacani. Prezent ne votim ishin akademiket Anesti Kondili, Besim Elezi, Dhimiter Haxhimihali, Floran Vila, Ilir Malollari, Jorgaq Kaçani, Neki Frasheri, Nestor Thereska, Skender Gjinushi. Me zarf te fshehte kishin depozituar voten akademiket Arben Merkoçi, Arian Durresi, Bardhyl Golemi, Efigjeni Kongjika, Jani Vangjeli, Petraq Petro, Rexhep Mejdani.

Ne perfundim te votimit u bë numërimi i votave nga komisioni. Rezultati u lexua nga komisioni si me poshtë:

•Prof Ilia Mikerezi 16 vota pro

•Prof Genc Sulcebe 16 vota pro

•Prof Artan Borici 16 vota pro

•Prof Mimoza Hafizi 16 vota pro

•Prof Rajmonda Buhaljoti (Bualoti) 16 vota pro

•Akad.asoc. Arjan Durresi 16 vota pro

•Akad.asoc. Ilirjan Malollari 16 vota pro

 

Ky vendim i Seksionit do t’i paraqitet Kryesisë dhe përmes saj Asamblesë së ASh-së.