Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Vasil S. TOLE

Tiranë, 24 maj 2019

Platformë kandidimi për funksionin e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave

 

Të nderuar kolegë akademikë,

Rrethanat e sollën që, për një periudhë prej më shumë se një vit e gjysmë, të gjendem në drejtim të Akademisë së Shkencave, në rolin e Kryesisë së saj, në mbështetje të grupeve të punës për reformën, të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Asambleja e Akademisë së Shkencave, në një prej proceseve më të ndërlikuara në historinë e këtij institucioni: në procesin e reformimit të thellë juridik e institucional të tij.

Siҫ ju e dini fare mirë, Akademia jonë gjatë periudhës së fundme ka mbijetuar në kushte tejet kritike. Ne të gjithë ishim dhe jemi të bindur se nevojitej ndryshim. Dikush ishte më i zoti për të diagnostikuar gjendjen, dikush tregoi zotësi për të rindërtuar institucionin mbi baza të reja ligjore, dikush priti ç'të ndodhë në rrjedhë të lirë. Duke e përjetuar me dhimbje stihinë që u nxit kundër nesh në të gjitha nivelet e nga të gjitha anët, vendosa të bëj detyrën time.

Pavarësisht situatës që kemi kaluar, institucioni ia doli t’u qendrojë provave e sfidave sepse patëm mbështetjen e opinionit të shëndoshë dhe angazhimin e shumicës së anëtarëve të kësaj asambleje. Vendi dhe roli i Akademisë është përcaktuar, afirmuar dhe konsoliduar nga vlerat dhe vizioni shkencor i themeluesve të saj. Akademia jonë ka në themelet e saj idealet e Rilindjes Kombëtare, ajo është frymëzuar nga traditat kulturore, shkencore dhe humaniste të iluminizmit europian, që kanë për bazë koncepte të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. 


Gjatë kësaj periudhe ndërmorëm disa nisma të efektshme për një hapje deri në hapësirat maksimale të lejuara nga ligji ndaj bashkësisë së studiuesve në rrjetet universitare-akademike të vendit, duke propozuar dhe realizuar së bashku me kolegët themelimin e Akademisë së të Rinjve; themelimin e çmimeve shkencore kombëtare; vendosjen e urave të ndërveprimit me bashkëpunëtorë të shumtë; rritjen e veprimtarisë botuese të insttucionit deri në pesëfishimin e titujve krahasuar me një periudhë të mëhershme. Rasti i konferencën për 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ishte provë e faktit se Akademia mund të përmbushë pritshmëritë publike për cilësi shkencore.

Sot, kuadri ligjor reformues përfundimisht ka hyrë në rrugë të pakthyeshme; është kthyer në baza kushtetuese në iniciativë juridike ligjvënëse parlamentare. Së shpejti Akademia do të ketë një status të ri juridik, intelektual e institucional. Kjo do të ndryshojë edhe statusin e saj moral në jetën publike.

Kjo është një retrospektivë e gjendjes dhe e stadit të ri nga e vështrojmë të ardhmen. Dhe duke iu referuar të dyja këtyre përbërëseve, kam vendosur të ofrohem për të kandiduar në funksionin e zvKryetarit, duke çmuar se i kam kryer me përkushtim detyrat funksionale dhe ato që m’u ngarkuan nga ju.

Për t’i dhënë vlerë më të madhe përvojës që krijova në kushtet specifike të komunikimit me autoritetet publike, me institucione të tjera dhe me vetë Asamblenë tonë, kam nderin t’ju paraqes disa nga objektivat që do të synojmë të realizojmë si pjesë e Kryesisë së ASH-së në katër vitet që vijnë.

Objektivi 1.      Zbatimi dhe jetësimi i procesit të reformimit ligjor e institucional të Akademisë së Shkencave:

Masat prioritare:

1.1 Ndjekja e procesit të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave në Kuvendin e Shqipërisë;

1.2 Hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore (për organigramën dhe strukturen e re organizative të Akademisë në përputhje me ndryshimet);

1.3 Hartimi dhe miratimi i Statutit të ri të Akademisë, i rregulloreve kuadër, duke përfshirë kornizën rregulluese të kritereve për pranimet e reja.

1.4 Mbështetje dhe ekspertizë për përfundimin e procesit ligjor të hartimit të p.ligjit “Për shkencën në Republikën e Shqipërisë”, në bashkëpunim me MASR.


Këto prioritete nuk mund të zbatohen pa bashkëpunimin e ngushtë midis Asamblesë, Kryesisë dhe Seksioneve. Këto hapa Kryesia e re,e unë si pjesë e saj duhet ti mbështesë e asistojë sepse korniza e vetërregullimit institucional, e nisur prej një viti e gjysmë, paralel me hartimin e projekt-ligjit dhe konform përmbajtjes së tij, duhet përmbyllur me sukses dhe shpejtësi. Mendoj se me eksperiencën e krijuar mund të jem i vlefshëm për ta ndjekur këtë proces në pjesën tjetër të rrugës së mbetur.

Objektivi 2.      Promovimi i Akademisë dhe i shkencës si një e mirë publike

Masat prioritare:


2.1 Ngritja e urave të komunikimit funksional mes shkencës dhe politikës, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, që do të garantojnë përfaqësimin e institucionit dhe të akademikëve në komisione dhe borde vendimarrëse, duke u mundësuar politikëbërësve dhe publikut ekspertizë shkencore akademike të pavarur, me qëllim zhvillimin e politikave dhe vendim-marrjeve të bazuara në shkencë;

2.2 Mbrojtja e prestigjit dhe e lirisë akademike, e autonomisë shkencore dhe e punës kërkimore në veprimtarinë e përditshme të Akademisë, si shprehje e thellimit të pavarësisë institucionale të saj, në të mirë të shoqërisë dhe të zhvillimit të vendit;

2.3 Propozimi, realizimi dhe mbështetja e nismave, aktiviteteve dhe projekteve të reja, që synojnë përurimin e arritjeve më cilësore të akademikëve, të shkencës dhe shkencëtarëve shqiptarë kudo ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre, me fokus të veçantë edhe tek diplomacia shkencore;

2.4 Mbështetur në rezultatet pozitive të deritashme, rikonceptimi i projektit të Çmimeve Shkencore Kombëtare që organizon dhe akordon Akademia e Shkencave, me synim promovimin e ekscelencës shkencore në të gjitha fushat e kërkimit shkencor në vend;

2.5 Edukimi përmes shkencës si një angazhim afatgjatë i Akademisë së Shkencave, me synim njohjen e rezultateve shkencore me publikun e gjerë;

2.6 Krijimi i entit botues Akademia në funksion të promovimit të botimeve shkencore cilësore.


Për gjithë sa më sipër në vitet e fundit janë ndërmarrë disa hapa e risi konkrete. E mbështetur mbi këtë përvojë do të angazhohem të kontribuoj që Kryesia e re ti jetësojë ato. Siҫ dihet, shoqëritë tona të cilat duhet të mbështeten mbi dijen, janë të varura ndaj zhvillimit shkencor, por brishtësia e parimeve bazë të jetës akademike, liria dhe autonomia, shpesh shpërfillen dhe nëpërkëmben; kësisoj mungesa e tyre kërcënon seriozisht ekzistencën e institucioneve. Ne do të punojmë për forcimin e parimeve bazë të jetës akademike: lirinë dhe autonominë shkencore.

Objektiv 3.      Ripërtëritja e përbërjes së Asamblesë, duke ripërkufizuar përgjegjësitë e saj vendimmarrëse sipas gjendjes së re ligjore përgjegjësitë e saj dhe vetë pranimet e reja për hapje ndaj botës universitare dhe studiuesve të rinj

Masat prioritare:


3.1 Realizimin cilësor të pranimeve të 15 anëtarëve të rinj të asamblesë brenda një periudhe dyvjeçare;

3.2 Krijimi i njësive të kërkimit për prioritete që caktohen me këshillimin dhe pëlqimin e Asamblesë;

3.3 Krijimi i komisioneve shkencore të përhershme sipas fushave të kërkimit, të drejtuar nga akademikë me përvojë dhe me përfaqësim të profesoratit dhe studiuesve nga IAL-të dhe institutet e kërkimit në vend;

3.3 Përfundimi i procesit të riorganizimit ligjor të Akademisë së të Rinjve; hartimi dhe miratimi i statutit të saj dhe i rregullave për pranimet e reja në të;

3.4 Shtimi i kontakteve dhe bashkëpunimeve me diasporën shkencore dhe përditesimi i regjistrit elektronik të shkencëtarëve shqiptarë jashtë vendit.


Sa më sipër kam vullnetin dhe energjinë për të nxitur një hapje të domosdoshme të Akademisë ndaj brezave të rinj, ndaj botës universitare e akademike mbarëshqiptare dhe diasporës shkencore. Siguroj se këto do të arrihen kundrejt standardeve të larta etike, duke hedhur hapa të sigurt për të zbatuar konkretisht Kodit Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor tashmë i pranuar për zbatim me akt të brendshëm normativ nga Asambleja.

Objektiv 4.      Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë

Masat prioritare:


4.1. Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit institucional me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosoves, duke gjetur hapësira ende të pashfrytëzuara;

4.2 Ripërtëritja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me akademitë me të njëjtin status në Europë e në botë, me fokus nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit edhe me akademi me të cilat nuk kemi trashëguar të tilla;

4.3 Rritja e peshës së përfaqësimit të Akademisë në rrjetet ndërkombëtare akademike: ISC, IAP, ALLEA, GID EMAN, DPKI, në kuadër të proceseve integruese, të lartësimit të emrit të saj në të njëjtën shkallë me meritat;

4.4 Forcimin e njësisë së projekteve pranë Akademisë së Shkencave për të ofruar partneritet të suksesshëm me jashtë si dhe ndёrtimi i skemave specifike me grante qё tё orientojnё shkencёn drejt biznesit, industrisё, ekonomisё etj.

4.5 Nisma dhe plane të posaçme veprimi pёr pjesёmarrjen nё “Horizon 2020”, projektet rajonale e dypalëshe, pёr tё ri organizuar kapacitetet e nevojshme dhe burimet pёr kёtё qёllim.


Vijimi i bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar të Akademise në kuadrin e detyrimeve që na lindin si rezultat i anëtarësimit tonë në këto organizma dhe posaçërisht në zbatim të angazhimeve të ndërrmara në kuadër të “Procesit të Berlinit”.


Objektiv 5.      Shkencat e identitetit: kujdesi për gjuhën dhe vlerat shqiptare, të përbëjnë përparësi konstante institucionale

Masat prioritare:


5.1 Krijimi i një seksioni të veçantë për shkencat albanologjike;

5.2 Funksionimi i një rrjeti të ri ad hoc, me status të rregulluar me vendim të Asamblesë, që koordinon dhe ndërmjetëson veprimtarinë me të gjitha qendrat dhe katedrat albanologjike në botë, me qëllim ndërveprimin në albanologji dhe maksimalizimin e rezultateve të saj;

5.3 Hartimi dhe propozimi i një akti ligjor ose së paku nënligjor Për përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe në funksionet zyrtare dhe publike;

5.4 Riaktivizimi i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe;

5.5 Rritja e peshës së botimeve albanologjike në tërësinë e botimeve akademike dhe rikonceptimi i revistës Studia Albanica.


Së fundi, jam në këtë foltore sepse e kam respektuar dhe e respektoj këtë institucion, dhe ju kolegë të nderuar, në kohë të mira dhe jo aq të tilla; se e dua Akademinë të ringritur në lartësinë e nderit që i takon, tanimë në kushte të një perspektive të hapur.


Ju faleminderit për vëmendjen.


Me respekt,
Vasil S. Tole

 

Kliko për të lexuar CV e Akad.Vasil S.Tole