Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

VIZIONI IM PËR KANDIDIMIN NË DETYRËN E SEKRETARIT SHKENCOR (2019–2023)

 

Të nderuar Kolegë Akademikë,

Në kuadër të zgjedhjeve të reja që do të zhvillohen për drejtimin e Akademisë, vendosa të kandidoj për vendin e sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kërkesë kjo e cila bazohet në ligjin për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe vullnetin tim të mirë, me synimin për të ngritur në nivel më të lartë rolin që ajo ka, në përputhje me misionin e saj, në fushën e kërkim-zhvillimit të vendit në përgjithësi.

Argumentet, bazuar në analizat e rezultateve të veprimtarisë së Akademisë të realizuara në vite flasin pozitivisht, si për sa i përket kontributit të veprimtarisë së Akademisë në Sistemin e Kërkimit Shkencor në Shqipëri, në fushat e kërkimit shkencor, teknologjik e inovativ, arsimit universitar etj. Nisur nga roli i AShSh-së në zhvillimin e vendit në përgjithësi, duke pasur parasysh synimet ku duhet të arrijmë në përmbushje të objektivave të kërkim-zhvillimit në vend dhe në harmoni të treguesve që duhen arritur bazuar dhe në dokumentin e afrimit në bashkësinë europiane (Kapitulli nr. 25), kam arritur të evidentoj përparësitë kryesore, të cilat do të përbëjnë objektivat kryesorë të platformës gjatë këtij mandati. Përparësitë do të orientohen në përputhje me programet e zhvillimit shkencor, nevojat dhe mundësitë aktuale të vendit, bazuar në strategjitë që kanë lidhje direkte dhe indirekte me realizimin e programeve kombëtare të kërkim-zhvillimit të vendit, në harmoni me Nismën e Procesit të Berlinit në fushën edhe të kërkimit dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Së pari dua të theksoj që synimet e mia do të jenë në përputhje me përparësitë e zhvillimit të Akademisë, të miratuara nga Asambleja e në harmoni me strukturat e saj.

Mbështetur në përvojën e viteve të fundit, në kuadër të reformave në sistemin kombëtar të kërkimit shkencor të ndërmarrë nga Qeveria, e që ende mbetet shumë punë për t’u bërë, paraqitet me përparësi rishikimi tërësor i kërkimit shkencor në vend, i cili është i domosdoshëm dhe që është në fokus edhe të qeverisë aktuale.

Në këtë drejtim:

- do të punoj që, nëpërmjet grupeve shumëdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse kërkuesish shkencorë, politikëbërësish e të palëve të interesit, në këtë proces të rëndësishëm, nga ana e Qeverisë, të realizohet përfshirja e Akademisë së Shkencave në vendin e merituar, pasi Ajo zotëron kapacitete dhe mundësi të mëdha që duhet t'i bëjë efektive në këtë drejtim;

- do të synoj që Akademisë t’i jepen hapësira më të mëdha që të shpalosë rolin e saj kontribuues në politikat e këshillimit shkencor të kërkim-zhvillimit në përgjithësi në drejtim të vizionit si duhet të jetë sistemi i kërkimit shkencor në Shqipëri; përcaktimin e fushave përparësore e programet kombëtare për kërkim-zhvillim, institucionet që i duhen sistemit në përputhje me përparësitë për drejtimin e produktivitetin më të mirë të institucioneve shkencore;

- do të synoj që akademikët të jenë drejtues apo anëtarë të grupeve të punës për probleme të kërkim-zhvillimit, vizionarë të nevojave për kërkim-zhvillimin e vendit;

- do të synoj që akademikët të përfaqësohen në struktura të arsimit të lartë, për një kontribut të rëndësishëm të tyre në problematikat e rritjes së nivelit të arsimimit e kualifikimit universitar e pasuniversitar, në përgatitjen e burimeve njerëzore shkencore të shëndetshme, ku fatkeqësisht sot kemi një rënie të dukshme.

Akademia e Shkencave në planin ndërkombëtar ka shkëmbime të informacioneve shkencore e të transferimit të teknologjive të reja, për mbarë kërkimin shkencor në Shqipëri.


Bashkëpunimi dhe përfaqësitë e saj aktive shtrihen në:

Rrjetin e Akademive të vendeve të Europës (ALLEA), të 54 akademive;

• Rrjetin e Akademive të Botës (IAPartnership) të 112 akademive;

• Rrjetin e Akademive të Vendeve në Zhvillim (TWAS);

• Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës (ICS);

• Këshillin Ndërakademik të Vendeve të Europës Juglindore (IACSEE);

• anëtarësimit të akademikëve tanë në akademitë e vendeve të tjera;

• bashkëpunimet dypalëshe me akademitë e rajonit e më gjerë;

• përfaqësimi me ekspertë për programe të shkencës e teknologjisë në BE në fusha të ndryshme;

• prania si drejtues e pjesëmarrës dhe në programet bilaterale të nënshkruara me vendet e rajonit (Itali, Greqi, Turqi, Slloveni dhe Maqedoni) e më gjerë me ato europiane (p.sh. Horizon 2020 etj.), nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte shkencore konkurruese me cilësi të lartë.


Rezultatet në vite flasin pozitivisht në këtë drejtim, ndonëse jo në ritmet e kërkuara të zhvillimit.


Në të ardhmen,

- do të synoj që Akademia e Shkencave në planin ndërkombëtar të rrisë më tej shkëmbimet e informacioneve shkencore në drejtim të transferimit të teknologjive të reja, për mbarë kërkimin shkencor në Shqipëri, nëpërmjet takimeve të ndërsjella, pjesëmarrjes në grupe pune ndërkombëtare e shkëmbimeve të informacionit.

- do të synoj që nevojat e zhvillimit të tematikave përparësore kombëtare t’i përfshijmë në zhvillimin e projekteve në programet bilaterale, rajonale e europiane, duke siguruar kështu nivelin shkencor të duhur, por dhe mbështetjet e duhura financiare për zhvillimin e kërkimeve në fushat e shkencës sipas përparësive të kërkim-zhvillimit të vendit.

Kërkimi shkencor në Shqipëri ka kapacitete për një fillim të mbarë si bashkudhëtar drejt Europës, por nevojiten potenciale më të mëdha se ato ekzistuese në burime njerëzore dhe infrastrukturë. Është momenti më i domosdoshëm për zgjedhjen, mbështetjen dhe vlerësimin e pjesës më të mirë të së ardhmes së kërkimit shkencor.


Në këtë kuadër do të synoj:

• një menaxhim më të mirë në drejtim të incentivave të identifikimit, zgjedhjes dhe mbështetjes së ekselencës shkencore dhe i shfrytëzimit të këtyre burimeve;

• përmirësimin e efektivitetit të tërheqjes së brezit të ri për karrierë në shkencë, çka arrihet edhe me demonstrimin e kapaciteteve tona akademike në komunitetin shkencor;

• vazhdimësinë e zhvillimit të programit “Edukimi në shkencë” për nxitjen e të rinjve në shkencë;

• (me përparësi) inkurajimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shkencëtarëve të diasporës, me fokus të rinjtë nga institucionet brenda dhe jashtë vendit.



Zhvillimi i veprimtarive të AShSh-së do të realizohet nëpërmjet seksioneve në përputhje me përparësitë shkencore, në përmbushje të objektivave të Programit të Qeverisë për kërkim e zhvillim dhe ato të shprehura në dokumentet bazë - për zhvillimin e strategjive afatshkurtra, afatmesme e ato perspektive, me prurje të reja.


Në këtë kuadër do të orientohem të mbështes programet e zhvillimit të veprimtarive që synojnë:

• realizimin e kërkimeve në fushat e shëndetësisë, të energjisë, të teknologjive të informimit dhe komunikimit, të mjedisit, të biosferës dhe njeriut, të biodiversitetit, të bioteknologjive dhe biosigurisë e ushqimit, të etnobotanikës, të nanoteknologjisë, të ujërave, të pyjeve, të shkencave të tokës, të zbatimit të teknologjive të reja e inovative në vend në zbatimet inxhinierike, emergjencave civile etj.;

• realizimin e studimeve ndërdisiplinore në bashkëpunim të ngushtë midis shkencave natyrore dhe atyre shoqërore e disiplinave të tjera, si në trashëgiminë kulturore, në mënyrë që edhe ato të zhvillohen duke u mbështetur me teknologji inovative të kohës. Bashkëpunimi ndërdisiplinor do të rrisë cilësinë e produktivitetit shkencor në punë madhore me ndikim të ndërsjellë: në fushën e gjuhës, ruajtjes e pasurimit saj, në hartimin e veprave enciklopedike, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e pasurimin kulturor e shpirtëror etj., të cilat do të jenë fryt i bashkëpunimit me përfshirje të gjerë të komuniteteve shkencore, pasi zhvillimi i njëanshëm i shkencave sjell produkt shkencor me tregues të ulët cilësorë;

• krijimin e grupeve të punës ad-hoc apo të përhershme me specialistët më të mirë të fushave, për të realizuar studime të rëndësisë së veçantë e prognozë, bazuar në fushat përparësore, në nivel kombëtar e më gjerë. Mbështetur në veprimtaritë e tyre, sipas rëndësisë së tematikës, këto grupe pune do të jenë baza e ngritjes së komisioneve, si për fushat e arsimit dhe të shkencës, ujit, energjisë, emergjencave civile, bujqësisë dhe ushqimit, biodiversitetit, bioteknologjisë, cilësisë së jetës, mjedisit. Komisionet do të udhëhiqen nga akademikë të shquar e specialistë në vend, si dhe nga specialistë që punojnë jashtë vendit, në diasporë;

• rritjen e rolit të Akademisë në zhvillimin e ndërsjellë Akademi–Universitet–Biznes, publik dhe privat, në zhvillimin e biznesit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) e më gjerë, duke rritur eficiencën që produkti shkencor për kërkim e zhvillim t’u shërbejë politikëbërësve e vendimmarrësve, shoqërisë civile dhe biznesit;

• forcimin e kapaciteteve të Akademisë për të qenë të aftë për këshillim të qeverisjes dhe shoqërisë civile, si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit, në harmoni edhe me përparësitë e partnerëve tanë europianë ALLEA, SAPEA, Academia Europiane, rrjetit të akademive të Botës etj.

• kontribute në drejtim të arritjeve të Millenium Development Goals (MDG) dhe pjesëmarrjes efektive në partneritetin global për zhvillim; të ndihmesës për krijimin e qendrave të ekselencës në disiplinat përparësore, si: bujqësia, qendrat e studimeve detare e të peshkimit, nanobioteknologjisë etj.;

• ecuri në barazinë gjinore dhe tërheqjen e femrës në veprimtarinë shkencore e drejtuese, si dhe në rritjen e përfaqësisë saj në strukturat e Akademisë;

• planin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, do të jetë përparësi bashkëpunimi i anëtarëve të Akademisë me ato homologe: të Shkencave dhe Arteve të Kosovës etj. e më gjerë, me komunitetin shkencor në Kosovë, që do të jetë i harmonizuar e pararendës i programeve madhore ndërmjet Qeverisë sonë me atë të Kosovës;

• forcimin e bashkëpunimit me akademi dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me institucionet homologe e më gjerë, të cilat zhvillojnë veprimtari në të njëjtat fusha, si me akademitë e rajonit, me Rrjetin e Akademive të Botës (ALLEA), me Rrjetin e Akademive të Europës, InterPanelin e Akademive të Botës (IAPartnership), Rrjetin e Akademive të Vendeve të Botës së Tretë (TWAS), si dhe me organizmat shkencorë CNR-Itali, ato të Kombeve të Bashkuara (UN) etj.

• rritjen e kontributit të Akademisë nëpërmjet rolit këshillues në politikat shkencore e aplikative në fushat e kompetencës, në kohë reale e cilësore, për ministritë e ndryshme, e sidomos me institucionet qeverisëse në fushat e kërkimit shkencor, arsimit, zhvillimit dhe institucionet e rëndësishme kombëtare;

• botimin e organeve periodike dhe veprave të tjera me nivel të lartë shkencor: libra e monografi, botimet e revistave periodike të seksionit, si dhe artikujt shkencorë në revistat kombëtare e ndërkombëtare, si një mënyrë tjetër efektive për përhapjen e dijeve me qëllim kontributin në kërkimin shkencor, në atë universitar, në politikëbërje e vendimmarrje e deri në veprimtaritë prodhuese e biznesin në përgjithësi, të cilat janë instrumente që dëshmojnë për efektivitetin dhe në rritjen e rolit të AShSh-së në zhvillimin e vendit në përgjithësi;


Nëpërmjet realizimit të këtyre përparësive synoj të ngre lart rolin e akademikëve dhe të institucionit të Akademisë në kërkim-zhvillim, në këshillim të politikave shkencore, politikave qeverisëse, në biznes e më gjerë, në shoqërinë civile, me ndikim në zhvillimin e vendit.

Realizimin e këtyre përparësive e bazoj në eksperiencat e mia shumëvjeçare në institucionin e Akademisë së Shkencave dhe në besimin e mbështetjen e bashkëpunëtoreve akademikë brenda e jashtë institucionit të Akademisë.

Faleminderit,
Salvatore Bushati 

Kliko për të lexuar CV e Akad.Salvatore Bushati 

Kliko për të lexuar listën e publikimeve