Promovohet "Banda Kombëtare Vatra" - një histori unike shqiptaro-amerikane i akad. Vasil S. Toles

Kjo veprimtari organizohet nga Akademia e Shkencave, seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike në bashkëpunim me Komisionin e Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë, si dhe me njësinë e muzikës "Academia Albanica"

***

Libri “Banda Kombëtare Vatra"- një histori unike shqiptaro-amerikane i akad. Vasil S. Toles, botim i Akademisë së Shkencave do të promovohet ditën e premte më 5 Nëntor 2021, ora 11.00 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i shkencave shoqërore e albanologjike, në bashkëpunim me Komisionin e përhershëm të artit dhe trashëgimisë, si dhe me njësinë e muzikës "Academia Albanica".

Moderon aktivitetin: dr. Mikaela Minga

Kumtuesit:

▪ Prof. dr. Zana Shuteriqi, Universiteti i Arteve

▪ Prof. as. dr. Zaho Golemi, Instituti i studimit të historisë ushtarake të Shqipërisë

▪ Kapiten Altin Babameto, dirigjent, Orkestra frymore e forcave të armatosura

▪ Kristaq Balli, studiues, Shoqata e dardharëve

• Përshëndetje nga familjarët e Thoma Nassit, themelues i bandës kombëtare "Vatra", SHBA

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QENDRAT E BANUARA TË SHQIPËRISË – GJENDJA DHE E ARDHMJA

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” - Elbasan dhe Universitetin “Eqrem Çabej” - Gjirokastër, do të organizojnë:

KONFERENCËN SHKENCORE

QENDRAT E BANUARA TË SHQIPËRISË – GJENDJA DHE E ARDHMJA

 

15 dhjetor 2021

Temat e referencës

- Roli i kushteve gjeografiko-natyrore në formimin dhe shpërndarjen e vendanimeve shqiptare. Rëndësia dhe roli i vendndodhjes, relievit, klimës, ujërave, pasurive minerare, bimore e shtazore, trashëgimisë natyrore në lindjen dhe evolimin e qendrave të banuara, mundësitë e komunikimit e marrëdhëniet me vendbanimet dhe hapësirat e afërta e të largëta. Vendbanimet dhe rreziqet natyrore.

- Historia e vendbanimeve në hapësirën shqiptare. Faktorët e ndryshëm gjeografikë, historikë dhe kulturorë ndikues në krijimin dhe funksionimin e vendbanimeve. Historia e popullimit, lindja dhe etimologjia, fazat historike të zhvillimit dhe të evolucionit deri sot.

- Popullsia dhe vendbanimet. Ecuria e numrit të popullsisë, përqendrimet e saj, heterogjeniteti/homogjeniteti i popullsisë; shtimi natyror, migrimet dhe faktorët natyrorë, socialë, politikë, shëndetësorë etj., Efektet e tyre; strukturat sasiore dhe cilësore të popullsisë; gjendja sociale, cilësia e jetës, gjendja shëndetësore dhe arsimore; kultura, traditat materiale e jo materiale; trashëgimia kulturore.

- Urbanistika dhe infrastruktura. Lidhjet rrugore, sigurimi i energjisë, ujit, komunikimit, aksesi në internet etj. Morfologjia urbane/rurale, tipologji/tiparet e zhvillimet materiale të objekteve/lagjeve, zonimi funksional hapësinor/modele, gravitacioni urban, lëvizjet pendulare etj.

- Përdorimi i GIS-it në planifikimin dhe menaxhimin e qendrueshëm të qendrave të banuara.

- Klasifikimi i vendbanimeve sipas origjinës, vendndodhjes dhe funksioneve. Vendbanim i vjetër apo i ri, fushor, kodrinor apo malor, me funksione banimi, pushimi, prodhues, aktivitete shërbimi, kompleksi i botës së punës të qytetit/fshatit. Tipologjitë bazë të funksioneve, roli dhe perspektiva e tyre funksionale; tipi i qendrës së banuar: qytet/fshat, administrative, industriale, bujqësore, turistike, tregtare, universitare, ushtarake etj. Vendbanimet rurale dhe cilësia e peizazhit.

- Vendbanimet e braktisura ose/dhe të zhvendosura. “Qytete të reja” monustrukturorë të periudhës së komunizmit dhe dilema e mbijetesës së tyre pas vitit 1990. Faktorët e mundësitë e rivitalizimit/rifunksionimeve të tyre dhe të qendrave të tjera të banuara.

- Vendbanimet dhe territori, resurset humane dhe proceset urbanizuese. Vendbanimet dhe përdorimi i tokës; evolucioni i tyre dhe peizazhi. Potenciali human e gjendja socialekonomike, të ardhurat, cilësia e jetës, struktura e popullsisë dhe prirjet, profili ekonomik/funksional, përdorimi i tokës, ndryshimet hapësinore dhe strukturore.

- Problematikat e administrimit të vendbanimeve. Reformat e ndryshme territoriale dhe efektet e tyre në menaxhimin e territorit. Evolucioni hapësinor i njësive administrative.

- Ekonomia e vendbanimeve. Aktivitetet prodhuese dhe sigurimi i të ardhurave. Struktura e prodhimit në qytet dhe fshat. Mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe siguria e vazhdimësisë së qëndrueshme në bazë të potencialeve natyrore, humane dhe ekonomike. Rivitalizimet urbane/rurale dhe zhvillimet turistike me fokus historik dhe të viteve të fundit. Mbajtja e lidhjeve dhe rikthimi i banorëve të larguar.

Bashkëngjitur temat e referencës.

 

Shënim: Tema bashkë me abstraktin duhet të dorëzohet deri më datë 15 nëntor 2021, në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021)

Ditën e hënë ora 9.00 në Hotel Tirana Internacional nis Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021).

Konferenca me e madhe botërore vjen për herë të parë në Shqipëri, ku do të marrin pjesë mbi 210 shkencëtarë e studiues nga 21 vende të ndryshme të botës.

Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021) do të mbahet nga 4 deri më 8 tetor 2021

Bashkëngjitur informacioni për tematikat, pjesëmarrjen dhe zhvillimet e kësaj konference njëjavore që mbledh ne Tiranë shkencëtarët më të mirë të botës; mes tyre edhe shkencëtari shqiptar me njohje dhe veprimtari ndërkombëtare, akademik Arben Merkoçi, që është bashkëdrejtues i kësaj konference.

Bashkëngjitur gjeni programin e Konferencës.

Në këtë konferencë do të bëhet paraqitja e librit "Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni" dhe Botimi shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg

***

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon:

Migjeni dhe Dritëroi - dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja

Konferencë shkencore dhe paraqitje e librit

Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni (Botim shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg)

Në nderim të:

110-vjetorit të lindjes së Migjenit (1911)

90-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit (1931)

13 tetor 2021, ora 10.00

Në Akademinë e Shkencave, salla Aleks Buda, me prani fizike dhe online:

Zoom Meeting: https://us02web.zoom.us/j/86853654659...

Meeting ID: 868 5365 4659 Passcode: 694339

Seanca e parë: ora 10.00-11.30

Drejtojnë seancën:

akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Bajram Kosumi, z. Pëllumb Kulla

- Fjala e hapjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave;

- Fjalë përshëndetëse nga znj. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës kombëtare të librit dhe leximit.

1. Akad. Ali Aliu (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës): Shkrimtari i sfidave të mëdha;

2. Pëllumb Kulla (New York): Tundimi i “daljes nga rreshti”;

3. Prof. dr. Ke Jing (Universiteti BFSU, Pekin): Dritëro Agolli dhe “Arka e djallit” (online);

4. Dr. Shpëtim Çuçka (Tiranë): Dritëro Agolli dhe shoqëria e sotme;

5. Prof. dr. Ali Jashari (Universiteti Fan S. Noli i Korçës): Vendlindja në veprën e Dritëro Agollit;

6. Diana Çuli (Tiranë): Dritëroi dhe ndikimi i tij jo vetëm letrar;

7. Prof. dr. Roland Zisi (Universiteti Ismail Qemali i Vlorës), dr. Merita Hysi (Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastër): Dy utopi për Shqipërinë e ëndërruar - “Bagëti e Bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”;

8. Prof. dr. Bajram Kosumi dhe prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli (Universiteti Kadri Zeka i Gjilanit): Receptimi i veprës së Agollit në Kosovë;

9. Dr. Eris Rusi (Universiteti Fan Noli i Korçës): “Ardhmënorët” e viteve 1960 dhe futurizmi: poezia e Dritëro Agollit;

10. Dr. Edlira Birko (Tiranë): “Njeriu i mirë” dhe realizmi humanist i Dritëro Agollit;

11. Thanas Jorgji (Muenchen): Mirëbërja dhe mirënjohja;

12. Dr. Dorian Koçi (Tiranë): Ndikime bajroniane në poezinë e Dritëro Agollit.

Seanca e dytë: ora 12.00-13.30

Drejtojnë seancën: dr. Eljan Doçe, dr. Sadik Bejko, prof. asoc. dr. Teuta Toska

1. Dr. Sadik Bejko (Tiranë): Migjeni niçean;

2. Dr. Eljon Doçe (Universiteti i Tiranës): Brenda tekstit të Migjenit;

3. Prof. asoc. dr. Teuta Toska (Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit): Agramatikorësi apo poetikë: rreth prishjes së rendit gjuhësor në veprën e Migjenit;

4. Prof. asoc. dr. Kristaq Jorgo (Universiteti i Tiranës): Botimi (i fundit) i vëllimit “Vargjet e lira” të Migjenit;

5. Dr. Gëzim Puka (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës): Njeriu si pikëtakim i Migjenit me Dostojevskin;

6. Prof. asoc. dr. Viola Isufaj (Universiteti i Tiranës): Antimiti në veprën e Migjenit;

7. Akad. Shaban Sinani (Tiranë): Migjeni i Dritëro Agollit.

 

 

NB: Konferenca do të zhvillohet duke respektuar kufizimet në kushte pandemie.

 

Bashkengjitur gjeni ftesen e Konferencës.

Akademik i asociuar Artan Boriçi

Artan BORIÇI
Fusha: Fizik
ë


Artan BORIÇI (19 prill 1965 - 26 mars 2021). Akademik i asociuar. Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003). I njohur në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”. Artani Boriçi kishte bashkëpunim me institucione shkencore, si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Europiane, Qendra e Llogaritjeve Intensive në Jylih të Gjermanisë etj. Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Atij i janë akorduar mbi gjysmë milionë dollarë grante për punë kërkimore fondametale prej agjencive zvicerane e skoceze, si dhe nga NATO (gjatë punës në Shqipëri). Ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9. Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Review D dhe Journal of Computational Physics. Ka qenë pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar. Artan Boriçi ka mbi 20 vjet veprimtari si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012 ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.