- Details
- Category: Të reja
- Written by Nevila
- Hits: 2081
Vendim i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, datë 18.10.2019
Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të ditës së sotme miratoi disa hapa të tjerë në konsolidimin e reformës institucionale.
Me hyrjen në fuqi të ligjit 53/2019 të ASH-së, asambleja përmbushi së pari detyrimin ligjor për hartimin dhe aprovimin e Statutit të ri të Akademisë së Shkencave, dokument i hartuar nga grupi i reformës në bashkëpunim me gjithë akademikët, botën universitare e më gjerë.
Aspekt tjetër i vendimarrjes lidhet me hapjen e 8-10 vendeve të reja për akademikë në mënyrë që asambleja të ripërtërijë përbërjen e saj me anëtarë të rinj, proces që do të zgjasë 6 muaj.
Asambleja konform nenit 11, pika 6 të ligjit 53/2019 rikonfirmoi në detyrë kryetarin e zgjedhur të ASH-së akademik Skënder Gjinushin.
Klikoni për të lexuar të plotë vendimin.