REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Akademik Kolë PAPARISTO

Kolë PAPARISTO
Fusha: Botanikë


Akademik Kolë PAPARISTO

Kolë PAPARISTO (1914–1980). Biolog e botanist, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Elbasan. Kreu Liceun Kombëtar (francez) në Korçë dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Paris (1941). Mori pjesë në Luftën ANÇ, anëtar i Këshillit ANÇ qysh nga Kongresi i Përmetit. Qe zv.ministër i Arsimit (1945–1947), drejtor i Institutit të Shkencave (1949–1957). Nga v. 1946 zhvilloi veprimtari të vazhdueshme në arsimin e lartë. Me themelimin e UT u emërua zv.rektor për anën shkencore (1957–1962). Ka qenë një nga organizatorët e Muzeut të Shkencave të Natyrës (1948), përgjegjës i katedrës së Botanikës (1957–1980), drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biologjike (1978, sot Instituti i Kërkimeve Biologjike). K.P. drejtoi dhe organizoi botanizimin sistematik të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe mori pjesë në ngritjen e Herbarit Kombëtar (shih). Në krye të një grupi bashkëpunëtorësh ndërmori hartimin e veprës Flora e Shqipërisë(I, 1988; II, 1992; III, 1996; IV, 2000). Ka zbuluar disa taksone endemike. Ndër studimet e botimet me interes për ekonominë janë ato për pllenimin e kryqëzuar me anë të bletës, për efektin e oligoelementeve mbi shtimin e prodhimit bujqësor, për futjen në kulturë të disa përzierjeve foragjere graminore shumëvjeçare, për bimët mjaltore etj. Është autor i veprave: “Flora e Tiranës dhe ikonografia e saj” (1965), “Botanika sistematike e bimëve të larta”. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor (1950–1970).