REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Akademik Eduard SULSTAROVA

Eduard SULSTAROVA
Fusha: Sizmologji


Akademik Eduard SULSTAROVA

Eduard SULSTAROVA (1934–2014). Inxhinier gjeofizikan, profesor, akademik. Lindi në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (1963). U emërua në katedrën e gjeofizikës në atë fakultet dhe është një nga themeluesit e Shërbimit Sizmologjik Shqiptar. Ka qenë drejtuesi i Stacionit të parë Sizmologjik të Shqipërisë (1968) pranë UT dhe drejtor i Qendrës Sizmologjike të ASH, që nga ngritja e saj (1973–1993). E.S. ka ndërmarrë kërkime e studime për sizmicitetin e vendit e të rajonit, për vlerësimin e rrezikut sizmik në shkallë vendi dhe rajonal etj. Është autor dhe bashkautor i monografive e librave “Harta sizmike e Shqipërisë” në shkallën 1:1.250.000, “Catalogue of Earthquakes of Balkan Region - Katalogu i tërmeteve të Shqipërisë” (1975), “Rajonizimi sizmik i Shqipërisë - Seismic Hazard of Albania” (1980) etj., si dhe i teksteve “Përdorimi i metodave gjeofizike për zgjidhjen e detyrave gjeologjike” (1971), “Tektonika dhe rilevimet. Strukturat e thella të kores së tokës” (1983). Ka botuar një varg artikujsh në revista shkencore. Ka mbajtur ligjërata në disa universitete e institucione shkencore (Japoni, Greqi, Maqedoni, Gjermani). Ka përfaqësuar Shqipërinë në organizmat ndërkombëtarë të sizmologjisë dhe ka qenë Kryetar i Komitetit të Përhershëm për Pakësimin e Riskut Sizmik në Ballkan (1985–1988), anëtar titullar në Komisionin Sizmologjik Europian etj. Sekretar shkencor i ASHSH (1999–2007). Ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës”.