REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Deklaratë për shtyp

 

Tiranë më, 17.11.2017

Deklaratë për shtyp

 

Sot në mbledhjen e saj të datës 17 nëntor 2017, ora 11:00 Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në përputhje me rendin e ditës si më poshtë:

 

  1. Prezantimin nga ana e komisionit ad-hoc të akademikëve, të dokumentit lidhur me reformimin e sistemit institucional të kërkimit shkencor dhe të Akademisë së Shkencave.
  2. Diskutime.
  3. Miratimi i dokumentit të paraqitur me votim nga asambleja. 

 

vendosi në unanimitet aprovimin në parim të propozimit “DRAFT I REFORMËS INSTITUCIONALE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE ROLIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE”, i cili do të shërbejë si bazë për reformimin e pranuar dhe të nisur tashmë, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave dhe grupin e reformës pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Asambleja e Akademisë së Shkencave.