- Details
- Hits: 1280
Mbledhja e parë e Komisionit të Matematikës dhe Informatikës në ASH
U zhvillua në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mbledhja e parë e Komisionit të Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë së Shkencave. Në këtë mbledhje u diskutua dhe u vendos mbi programin vjetor të Komisionit. Ndër të tjera, gjatë mbledhjes u diskutua dhe për ndërtimin e një sistemi “open access” për botimet e revistës së ASH-së JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences), krijimit të një njësie për sistemet inteligjente apo për biomatematikën, ndërtimi i programit të një dege të re “data science” apo “artificial intelligence” si model për universitetet në vend. Përveç këtyre mundësive për zhvillimin e degëve të reja dhe ndërmarrjen e hapave përpara në këto fusha, u diskutua dhe për organizimi e ëorkshop-eve, bashkëpunim me kërkues shkencorë shqiptarë jashtë vendit si dhe nxitje për bashkëpunim të doktorantëve të matematikës dhe informatikës për kërkim shkencor dhe botime artikujsh.