100-vjetori i lindjes së personalitetit të kulturës shqiptare, Dhimitër
Shuteriqi

 

Akademia e Shkencave përkujton me nderim akad. Dhimitër Shuteriqin në 100-vjetorin e lindjes, këtë shkencëtar të madh, shkrimtar, një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi.Dhimitër S. Shuteriqi lindi në Elbasan më 26 korrik 1915. Me veprën e tij, Dhimitër Shuteriqi la gjurmë në tërë jetën kulturore të shoqërisë shqiptare gjatë një harku kohor më se gjysmëshekullor, duke iniciuar ose duke qenë protagonist procesesh që vunë vulën në rrjedhat që i ndryshuan pamjen tablosë së zhvillimit kulturor, arsimor e shkencor të vendit. Biografia e Dh. Shuteriqit është një rrugë e gjatë e një jete të tërë pune dhe krijimtarie, e frymëzuar nga dashuria për vendin dhe polemin e vet, nga ndjenja e thellë historike e vlerave që ai ka krijuar në shekuj. Ai ishte një makinë e rrallë pune, me energji të pashtershme, shprehet akad. Jorgo Bulo për të. ASHSH nderon me respekt kujtimin e kësaj figure të shquar dhe të veprës madhore që ai ka lënë pas.