Deklaratë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet vendimin e Këshillit Bashkiak të qytetit muze të Gjirokastrës të datës 26 shtator 2015, pjese e "World Heritage List"-UNESCO, për ta kthyer në Muze shtëpinë ku ka lindur Ismail Kadare, shkrimtar i madh shqiptar dhe botëror, personalitet i shquar i kulturës shqiptare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë Franceze, laureat i shumë çmimeve letrare ndërkombëtare i përkthyer në dhjetra gjuhë të botës.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpreh gadishmërinë e saj për të dhënë gjithë ndihmesën e vet për realizimin muzeal të këtij projekti madhor kombëtar.

Tiranë më, 30 shtator 2015



Ismail Kadare, shtepia.jpg


ismail kadare.jpg