Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Teki TARTARI

Teki TARTARI
Fusha: Biologji


Akademik Teki TARTARI

Teki TARTARI (1933–2007). Zooteknik, profesor, akademik. Lindi në Vranisht të Vlorës. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Shkencave Bujqësore “Georgi Dimitrov” në Sofje (1955) duke ndjekur njëkohësisht dhe Fakultetin e Filozofisë. Punoi si pedagog, përgjegjës i katedrës së gjenetikës dhe dekan i Fakultetit të Zooteknisë (1955–1962) në Institutin e Lartë Bujqësor (sot UBT). Më pas drejtor i Institutit të Kërkimeve të Zooteknikës (1972–1975), në Institutin e Blegtorisë (1975–1978), drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biologjike (sot IKB, 1978–1993). Është autor i tekstit “Gjenetika” (1961, 1967, 1972, 1984), i librit “Rritja e gjedhit” (1964, bashkautor) dhe i një varg monografish si: “Hibridizimi për prodhim mishi në gjedhë, dhen e shpendë” (1984), “Gjenetika e tipareve sasiore” (1987), “Transformimi gjenetik i kulturave bujqësore” (2002, bashkautor). Ka studiuar dhe zbatuar në praktikën blegtorale të vendit kryqëzimet për prodhimin e qumështit tek lopët dhe kryqëzimet industriale për prodhim mishi tek gjedhët e dhentë, për krijimin dhe përhapjen e grurit transformant në disa mijëra ha. T.T. ka marrë pjesë në grupin hartues të “Fjalorit bullgarisht-shqip” (1959). Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë.