Botimet e Akademisë së Shkencave për vitin 2020
- Details
- Hits: 7412
Këshilli i Botimeve të Akademisë së Shkencave shqyrtoi dokumentacionin e veprave të miratuara për botim dhe, në përfundim, vërejti se autorët iu janë përmbajtur kritereve për botim sipas Rregullores së veprimtarisë botuese të Akademisë së Shkencave.
Mbështetur në nenin 5 pika dh dhe nenin 12 pika c të Ligjit nr. 53/2019 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë; në nenin 48 të Statutit të Akademisë; në Prioritetet e veprimtarisë së Akademisë së Shkencave për vitin 2020 miratuar nga Asambleja në mbledhjen e saj të datës 27 dhjetor 2019; si dhe në vendimin e këshillit të botimeve nr. 35, datë 26.05.2020, në lidhje me veprat e miratuara për botim për vitin 2020 dhe recensuesit e tyre, sektori i botimeve dhe bibliotekës verifikoi përfundimisht rregullsinë e dosjeve me gjithë dokumentacionin shoqërues të veprave të miratuara, si dhe realizoi procesin e mbledhjes së recensave përkatëse për botimet për vitin 2020
Të gjitha veprat janë shoqëruar me dy recensionime dhe ato u janë nënshtruar një gjykimi të imtë edhe në Këshillin e Botimeve.
Veprat që janë miratuar për botim mbulojnë fusha të rëndësishme të studimeve albanologjike nga disiplinat e qytetërimit ilir, të gjuhësisë, të historisë, të disiplinave gjeografike dhe të shkencave teknike.
Në relacionin e përgatitur me këtë rast thuhet se sektori i botimeve kontaktoi me recensuesit e miratuar nga këshilli i botimeve dhe atyre që pranuan ta kryejnë atë dhe atyre iu vunë në dispozicion materialet përkatëse. Afatai i dorëzimit të recensave u mbyll më 7 qershor 2020
Pas verifikimit të vlerësimeve u vërejt se të gjithë recensuesit përmes mendimit analitik të shprehur në recensat përkatëse janë pro botimit të veprave që analizojnë. Më poshtë gjeni listën e veprave të paraqitura dhe të miratuara për botim pranë Akademisë së Shkencave për vitin 2020.
Lexo : Akademia e Shkencave boton veprën madhore të Aleksandër Xhuvanit Fjalor i gjuhës shqipe
Lexo : Akademia e Shkencave e Shqipërisë riboton librin " Sizmiciteti, Sizmoteknika dhe vlerësimi i rrezikut sizmik në Shqipëri"
Lexo : Lista e botimeve të Akademisë së Shkencave për vitin 2020
Lexo : Urdhër Nr.14, datë 31 Mars 2020: "Për numerizimin e periodikëve shkencorë të Akademisë së Shkencave"
Lexo : 03 Mars 2020: "Rregullore e veprimtarisë botuese të Akademisë së Shkencave"
Lexo Vendime të Këshillit të botimeve "Për miratimin për botim të titujve të librave të Akademisë së Shkencave"
Lexo Vendim Nr. 7, datë 22 maj 2018" Për një shtesë në nenin 2- “Revistat shkencore”, në dokumentin “Kriteret për botim në Akademinë e Shkencave”, aprovuar me Vendimin nr. 2, datë 1 Korrik 2014 të Kryesisë së ASH-së".
Lexo Vendim Nr. 22, datë 14 dhjetor 2017" Për caktimin e kryeredaktorëve të revistave shkencore të Akademisë së Shkencave".
Lexo Procesverbalin e Mbledhjes së Këshillit Botues, datë 30 prill 2015.
Lexo Vendim Nr. 2 , datë 1 Korrik 2014: Për miratimin e "Kritereve për botim në Akademinë e Shkencave".
Lexo "Kriteret për botim në Akademinë e Shkencave".
Lexo Urdhër Nr. 4, datë 11 Mars 2014: “Për përbërjen, caktimin e anëtarëve dhe të Sekretarisë Teknike të Këshillit të Botimeve të Akademisë së Shkencave”.
Lexo Rregullore e Këshillit të Botimeve të ASH, datë 25 Mars 2009.