Konferenca Ndre Mjeda - në 150 vjetorin e lindjes

Hits: 4771

 

Në bashkëpunim me ASHAK dhe në kuadër të protokollit të bashkëpunimit në Prishtinë u organizua konferenca Ndre Mjeda - në 150 vjetorin e lindjes (15 shtator 2016). Krijimtaria dhe veprimtaria e Ndre Mjedës u pa në disa fusha themelore: personaliteti i Mjedës; krijimtaria poetike; studimet letrare; kërkimet gjuhësore; krijimtaria fetare dhe studimet për Mjedën, të cilat u pasqyruan mes kumtesave të mbajtura edhe prej anëtarëve të SSHSHA: akad. Floresha Dado, Tri poetikat në një të Mjedës; akad. Kolec Topalli, Ndre Mjeda si gjuhëtar; akad. asoc. Gjovalin Shkurtaj, “Shqyptarija” në vjershat dhe në veprimtarinë shoqërore, gjuhësore dhe politike të Ndre Mjedës dhe prof. Shaban Sinani, Ikja prej rimës gramatikore si ikje prej rapsodisë.