Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Konferenca shkencore ndërkombëtare 1000-vjetori i Shën Gjon Vladimirit

 

Në partneritet me ASHAMZ, ASHAM dhe ASHB, u përgatit dhe u organizua konferenca shkencore ndërkombëtare 1000-vjetori i Shën Gjon Vladimirit (21-22 tetor 2016). Dita e parë e konferencës u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë, ndërsa dita e dytë u vijua në Tiranë dhe në Elbasan, me vizita shkencore-turistike në vendet e kujtesës historike që lidhen me emrin dhe bëmat e Shën Gjon Vladimirit. Në konferencë, përveç gjashtë kumtuesve shqiptarë, bashkëpunëtorë të ASHSH, mori pjesë edhe një përfaqësi zyrtare e saj, e kryesuar nga akad. Muzafer Korkuti. Gjatë qëndrimit në Podgoricë delegacioni pati një takim të shkurtër me Presidentin e Republikës së Malit të Zi Filip Vujanović. Më 21 tetor u zhvilluan bisedime me kryetarin e ASHAMZ akad. Dragan K. Vukčević, ku u theksuan përparësitë e bashkëpunimit me projekte konkrete në dy vitet e ardhshme, në pajtim me marrëveshjen ndërakademike që është nënshkruar në vitin 2003. U shpreh mirëkuptim për këto dy projekte kryesore: 1. Studimi i trashëgimisë arkivistike në Tiranë për Shën Gjon Vladimirin; 2. Përgatitja e një ekspedite të përbashkët arkeologjike në qytetin e Shasit. Në trajtesat e studiuesve shqiptarë dhe të atyre vendës, si dhe në kumtimet e studiuesve nga Bullgaria e Maqedonia, doli në pah karakteri ekumenik, ndërfetar, ndërkishtar, ndëretnik, i figurës së Shën Gjon Vladimirit. U theksua se Shqipëria është vendi ku kujtesa historike-kishtare dhe ajo letrare ruhet më e plotë se në çdo vend tjetër. Me këtë rast u përmend tradita e ikonografisë shqiptare kushtuar Shën Gjon Vladimirit (Manastiri i Ardenicës, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Artit Mesjetar, Voskopoja dhe vise të tjera); tradita e botimeve jetëshkrimore kushtuar këtij shenjtori (sidomos gjatë shekujve XVII-XIX, duke përfshirë shtypshkrime të tipit megalinarion dhe martirologion dhe kushtimet poetike, botuar në Voskopojë e në Itali); tradita e pelegrinazheve dhe panegjirikeve në malin e Rumijes dhe në Manastirin e Shijonit; tradita e kishave që lidhen me emrin e tij (duke filluar në nga Kraja). Në kumtime u theksua gjithashtu roli i familjeve patronimike shqiptare për mbrojtjen e trashëgimisë që i takon jetës dhe punëve të Shën Gjon Vladimirit, veçmas i Topiajve, që morën në mbrojtje lispanitë dhe reliktet e këtij shenjtori në fundin e shekullit XIV, duke ringritur manastirin e tij aty ku gjendet edhe sot, në Shijon të Elbasanit. Megjithëse vendvarrimi i Shën Gjon Vladimirit ndërroi vend tri herë (Prespë, Durrës, Shijon), në Shqipëri u ruajtën objekte që i takojnë drejtpërsëdrejti atij. Këto objekte ruhen prej vitesh në Muzeun Historik Kombëtar, në një pavijon të veçantë, që u vizitua nga studiuesit pjesëmarrës në konferencë me 22 tetor 2016. Në këtë pavijon ishin paraqitur me këtë rast edhe një numër ikonash kushtuar këtij shenjtori që ruhen në këtë muze; epitafi i Gllavenicës; si dhe tre inskripsionet e mirënjohura që urdhëruan të shkruheshin në portikun e Manastirit të Shën Gjon Vladimirit (latinisht, greqisht dhe në sllavishten e vjetër). Me këtë rast, studiuesit patën rast të vizitonin edhe mjedise të tjera të periudhës së Mesjetës, duke përfshirë stemat e familjeve të mëdha të kohës. Gjatë vizitës në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit vizitorët u pritën nga mitropoliti i Shpatit dhe Elbasanit Hirësi Andoni. Përveç vizitës në kishën e vjetër, ku ruhet edhe një afresk i periudhës mesjetare, si dhe shumë shenja të tjera kujtese në muret e kësaj kishe, u paraqitën në gjuhën shqipe edhe pjesë nga Shërbesa e Shën Gjon Vladimirit. Konferenca shërbeu jo vetëm për të vënë në pah qëndrimin e qytetëruar të shqiptarëve ndaj figurave si ajo e Shën Gjon Vladimirit, pavarësisht besimit që kanë predikuar dhe prejardhjes etnike, por dhe për të ritheksuar karakterin tolerant të tyre në raportet ndërfetare e ndëretnike; por dhe për të nxitur ndërveprimin midis studiuesve të disa fushave në shkallë rajonale.