Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Forumi Shkencor “Dibra e Madhe dhe Radika”, organizuar nga SShNT në bashkëpunim me Shoqatën “Bashkësia Dibrane” (20 Shkurt 2016). Qëllimi i forumit shkencor ishte evidentimi i gjendjes së ujërave ndërkufitare tokësorë të Shqipërisë, me fokus zgjidhjen e problematikave në ditët e sotme të krijuara për Lumin e Radikës; orientimin e politikave, që duhen ndjekur për drejtmenaxhimin e ujërave ndërkufitare të Shqipërisë me vendet fqinje në përgjithësi dhe në veçanti për rastin në fjalë. Në forum u trajtuan çështje të pasurive ujore të rajonit të Radikës dhe të trashëgimisë kulturore të zonës duke marrë shkas dhe nga studimi i botuar enkas për këtë problematikë nga autorët T. Jegeni, M. Kolaneci dhe S. Shatku. Forumi u organizua në formën e debatit shkencor me pjesëmarrje të gjerë të specialistëve, që merren me problemet e ujërave në Shqipëri në përgjithësi dhe në veçanti me ujërat ndërkufitarë, me anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, përfaqësues të komunës së Dibrës së Madhe, të shoqatave mjedisore, etj. Përveç kërkuesve shkencorë të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujërave dhe Mjedisit, Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, të ish Institutit të Studimit dhe Projektimit të Veprave Kullim-Ujitje, forumi u ndoq edhe nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Energjisë dhe Ekonomisë, Sekretariatit Teknik të Ujërave, nga përfaqësues të Projektit GIZ nga shoqëria civile dhe palë të interesit. Studimet e fundit për ujërat ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë erdhi si protestë e miratimit të projekteve Boshkov Most dhe Lukovo Pole, për realizimin e të cilëve u mor vendimi për të devijuar më shumë ujë nga Radika, lumi kryesor që ndikohet dhe cënohet nga ky vendim. Referimet në forum u zhvilluan duke u bazuar në punime shkencor origjinale hidrologjike sipas të dhënave shumëvjeçare, prurjet e Radikës dhe sasinë e ujit të shfrytëzuar, përkatësisht, nga pala jugosllave dhe ajo maqedonase. Po kështu u trajtuan probleme ekologjike sipas të dhënave të analizave, që u janë bërë projekteve nga organizata të njohura mjedisore evropiane, si dhe të dokumenteve e arsyetimeve të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH). Në mbështetje të problematikave ujore dhe domosdoshmërisë të zgjidhjes tyre me argumente shkencore, pjesëmarrësit e në veçanti shumë ekologë dhe anëtarë të shoqatës dibrane, paraqitën me fakte vlerat e mrekullueshme të natyrës të rajonit të Dibrës së Madhe, rrethuar nga bjeshkë, pjesë e dy parqeve kombëtare: Mavrova dhe Shebenik - Jabllanica, lagur nga dy lumenj, njëri malor me ujë të pijshëm - Radika dhe Drini i Zi.
Dibra e Madhe shtrihet në buzë të liqenit artificial, duke krijuar mundësinë për plazh, sporte ujore dhe peshkim e ku vlerat natyrore lidhen me shfrytëzimin e tyre në drejtime të ndryshme. Bjeshkët e Mavrovës ofrojnë peizazhe të papara dhe një nga terrenet më të mira për ski në Ballkan, të famshme për pyjet pafund të ahut, livadhet alpine, lumenjtë dhe përrenjtë e kulluar; me 17 liqene glaciale, si dhe liqenin artificial të Mavrovës. Një shumëllojshmëri speciesh të rralla: trofta, ujqish, arinjsh dhe vidër jetojnë në park, por krijesa më e famshme është Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx balcanicus). Parku Kombëtar i Mavrovës është qendra e asaj çfarë ka mbetur nga një nga speciet tepër të rrezikuara të Rrëqebullit Euro Aziatik. Një nga pjesët më mbresëlënëse të Parkut Kombëtar të Mavrovës janë grykat mahnitëse të lumit Radika, më e veçanta nga të cilat konsiderohet Gryka e Baricës, ku horizonti humbet fare nga sytë e vëzhguesit. Lugina e Radikës është pothuajse e tëra e pyllëzuar, ndërsa lumi vetë është i pasur me troftën e lumit. Gjithashtu vlerësohen edhe faktet historike të Dibrës, ku përmendet emri “Deborus” që nga lashtësia në periudhën e perandorisë romake, rruga e vështirë e ruajtjes së identitetit të këtij qyteti nga vërshimi i pushtuesve të ndryshëm dhe ndikimi i superfuqive europiane në periudha të ndryshme historike me të dhëna të dokumenteve arkivore dhe të historianëve të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Problemet e ujërave ndërkufitare janë çështje me një ndjeshmëri shumë të lartë, madje kanë provuar se janë në gjendje të ndezin pasione të forta në mes komuniteteve, siç qe rasti i Lumit të Radikës në Dibër të Madhe. Bazuar në argumentet shkencore për pasuritë ujore të trevës së Dibrës të mbështetura kryesisht në të dhëna reale shumëvjeçare, si në të dhënat brenda territorit të RSH-së (që përmblidhen sistematikisht në vjetarët hidrologjikë, por edhe në ato jashtë kufijve të shtetit shqiptar, nga vjetarët hidrologjikë të ish-Jugosllavisë, që disponohen në Shqipëri), pjesëmarrësit në forum, veçanërisht ekspertë të ujërave e më gjerë, juristë, anëtarë të shoqatave dibrane dhe ekologjike, argumentuan faktin se sot një veprim i tillë është i papranueshëm të realizohet, sepse ujërat e përbashkëta ndërmjet dy shteteve rregullohen me marrëveshje dypalëshe, bazuar në konventa e ligje ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit në forum, veçanërisht ekspertë të ujërave e më gjerë, juristë, anëtarë të shoqatave dibrane dhe ekologjike argumentuan faktin se sot një veprim i tillë është i papranueshëm të realizohet, sepse ujërat e përbashkëta ndërmjet dy shteteve rregullohen me marrëveshje dypalëshe, bazuar në konventa e ligje ndërkombëtare. Autorët i kanë dhënë argumentet juridikë bazuar në “Marrëveshjet për ujërat ndërmjet Republikës së Shqipërisë e Republikës Federative të Jugosllavisë dhe vlefshmëria e tyre në ditët e sotme”, që aktualisht janë në fuqi ndërmjet dy vendeve, ku Shqipëria ndan me shtetet fqinje disa nga burimet ujore kryesore të saj, një dukuri kjo tipike për vendet ballkanike. Deri përpara vitit 1990, Liqeni i Shkodrës, Pellgu i Drinit, Liqeni i Ohrit, ato të Prespës dhe Lumi i Vjosës bënin pjesë në ujërat ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe dy shteteve fqinje: Jugosllavisë dhe Greqisë. Më pas, me ndryshimet politike në Europën Lindore, e veçanërisht me shpërbërjen e RSFJ-së, në vitet ’90, numri i shteteve fqinje me Shqipërinë, të cilat ndajnë burimet ujore u dyfishua. Si pasojë, çdo marrëveshje e mundshme për ujërat ndërkufitare mori karakter shumëpalësh, më të ndërlikuar. Ndërlikimet që rrjedhin nga një situatë e tillë e bëjnë të rëndësishme pjesëmarrjen e vendeve ballkanike në konventat themelore evropiane për ujin dhe mjedisin, si p sh në Konventën e Helsinkit për ujin të vitit 1992, dhe të marrëveshjeve të tjera të ngjashme, që rrjedhin prej tyre. Megjithatë pjesëmarrja në këto konventa nuk zëvendëson marrëveshjet ndërshtetërore për ujërat ndërkufitare ndërmjet vetë vendeve të rajonit për të adresuar problemet konkrete lidhur me to. Pavarësisht divergjencave politike, para vitit 1990 ndërmjet dy republikave socialiste ekzistonte ”Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë mbi çështjet e ekonomisë ujore”, nënshkruar në 1956-n, në bazë të së cilës komisionet e plotfuqishme të të dy vendeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të vitit 1962 formuluan marrëveshjen në formën e një protokolli për aspektet specifike të ekonomisë ujore. Në botim janë paraqitur me hollësi dhe bazuar në dokumente arkivore të dy dokumentet ligjore, të cilat edhe pse të hartuara më shumë se sa gjysmëshekulli më parë, në një periudhë përplasjesh ideologjike të forta, paraqiten si dokumentet bazë në rastin e projekteve hidroenergjetike, që përdorin ujërat ndërkufitare. Marrëveshja e vitit 1956 është në fakt, marrëveshja e vetme që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në fushën e ujërave. Nevoja e kësaj marrëveshjeje erdhi si pasojë e planeve ekonomike të të dy shteteve në fushën e energjisë dhe të bujqësisë dhe u hodhën bazat e marrëveshjeve konkrete për objektet ujore që ndaheshin ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kjo marrëveshje ishte mjaft e plotë dhe përfshinte pothuajse të gjitha fushat e ujërave, duke filluar nga shfrytëzimi i tyre për prodhimin e energjisë, rregullimi e kanalizimi i rrjedhave ujore dhe liqeneve, si edhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjve, mbrojtja nga përmbytjet, ndërtimi i rezervuarëve (digave), furnizimi me ujë, lundrimi, ujërat nëntokësore, erozioni, ujitja, peshkimi, studimet hidrologjike dhe përgatitja e projekteve, shkëmbimi i të dhënave dhe i projekteve, si edhe informimi i ndërsjellë për çështjet e mësipërme. Të gjitha çështjet që listoheshin në këtë marrëveshje do të ndiqeshin nga komisioni i përbashkët shqiptaro-jugosllav për ujërat ndërkufitare. Nga pala shqiptare ky komision kryesohej nga një personalitet i shquar në fushën e inxhinierisë hidroteknike, Akademik Prof. Dr. Petrit Radovicka, i cili ishte edhe kryetari i delegacionit, që nënshkroi protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Jugosllavi, të vitit 1962. Marrëveshja e vitit 1962 nuk është një marrëveshje në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por një protokoll apo procesverbal i mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të Komisionit shqiptaro-jugosllav për çështjen e ujërave ndërkufitare. Në këtë protokoll janë shënuar të gjitha projektet e miratuara për t’u ndërtuar në objektet e përbashkëta ujore. Tematika e çështjeve qe e larmishme, duke nisur me ujitjen e tokave pranë Liqenit të Prespës së Madhe e deri te argjinaturat e Lumit Bunë. Në mbledhje janë trajtuar dhe është rënë dakord për 11 çështje kryesore, shumë të rëndësishme për ne, siç ishin kuotat e digës së HEC-it të Kukësit (hidrocentrali i Fierzës sot), ato të hidrocentralit të Peshkopisë (hidrocentrali i Skavicës). Autorët dhe referuesit e ndryshëm në auditor theksuan faktin se marrja e ujërave të lumit të Radikës është bërë pa marrëveshje, dhe për këtë arsye jugosllavët, në kuadër të protokollit të vitit 1962 kërkuan ta bëjnë pjesë të marrëveshjes, duke ofruar koncesione të ndryshme në objekte të tjera, që do t’i jepeshin Shqipërisë, kryesisht në mënyrën e menaxhimit të Liqenit të Pogradecit (Ohrit).
Studiuesit i japin përgjigje pyetjes kryesore më të ndjeshme për komunitetin shkencor, ambjentalistët, komunat për rreth, etj. “Pse u bë problem lumi i Radikës në kohën e sotme, kur ekziston një marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët?”. Ky problem u evidentua kur shteti i sotëm maqedonas ndërmori projektin e ri për marrjen edhe të një pjese uji nga pellgu ujëmbledhës i Radikës, si dhe për ndërtimin e një dige 71m të lartë për ta devijuar rishtas rrjedhën e lumit drejt sistemit të Mavrovës deri në lumin Vardar dhe në Detin Egje. Pretendimi i palës maqedonase është se nuk është marrë e gjithë sasia e ujit të përcaktuar në protokollin e vitit 1962. Në libër paraqiten argumentet, që e hedhin poshtë pretendimin e tyre për rimarrje të ujit nga Radika e, për më tepër, për tjetërsimin e rrjedhës dhe të shtratit natyror të lumit. Së pari, në pikën 6 të kësaj marrëveshjeje flitet për Radikën e Sipërme, ku thuhet se “...nga kjo zonë, duke filluar nga viti 1958, merren ujërat, të cilat më pas shkojnë në drejtim të Vardarit”, duke treguar se veprimi tashmë është kryer dhe se marrëveshja e vitit 1962 është ezauruar dhe nuk lë hapësirë për t’u riparë pas 50 vjetësh, e aq më pak për t’u vënë në jetë. Së dyti, marrëveshja e vitit 1962 është nënshkruar ndërmjet dy palëve, Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në kushtet e sotme kjo marrëveshje, që të zbatohet, duhet të nënshkruhet nga Republika e Shqipërisë me tri shtete të tjera, me Republikën e Maqedonisë, Republikën e Kosovës dhe atë të Mali të Zi. Problemi i Radikës kurrsesi nuk mund të shkëputet nga konteksti i vetë marrëveshjes. Edhe shumë pjesëmarrës në debat theksuan këto argumente.
Përpos argumentit hidrologjik, u bë e qartë shumë shpejt se disa nga problemet kryesore të këtyre projekteve cenonin rëndë mjedisin, siç u theksua nga shumë shoqata mjedisore dhe shkencëtarë. Konkretisht, rrezikohet Parku i Mavrovës, si dhe shumë specie të rralla, si Rrëqebulli i Ballkanit. Arsyetimet dhe mendimet e shprehura për këto probleme nga specialistë të fushave përkatëse janë përgatitur në mënyrë koherente dhe ia vënë përpara lexuesit shqiptar.
Gjithashtu, do të ishte krejt e padrejtë që, për të gjitha aspektet e mësipërme, të paraqiteshin vetëm faktet apo mendimet e palës protestuese. Këto dy projekte energjetike janë pjesë e planeve strategjike për një pavarësi energjetike të Maqedonisë, si dhe për të rritur sasinë e energjisë rinovuese, synime këto që përkrahen nga organizata të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, si Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim; kështu në vepër është kryer një proces krahasimi e shqyrtimi të argumenteve kryesore të projekteve për të vënë në dukje të mirat apo dobësitë që ato mbartnin. Në forum u theksua fakti se problemet që shqetësojnë publikun në lidhje me këto dy projekte, Lukovo Pole-n dhe Boshkov Most-in, në varësi të këndvështrimit, paraqiten si shqetësime, që do të cënonin rëndë ekonominë e asaj treve, biodiversitetin e Parkut të Mavrovës, si për sa i takon florës, po aq edhe faunës, bujqit dibranë dhe Rrëqebullin e Ballkanit. Pakësimi i ujit për tokat bujqësore në Dibër, për hidrocentralet shqiptare do të ketë pasoja të rënda ekonomike këndej dhe andej kufirit. Kështu që problemi i tejkalon caqet e të qenit një çështje e brendshme e Maqedonisë dhe shndërrohet në një problem të ujërave ndërkufitare mes atij vendi e Shqipërisë, ku edhe sipas pozitës gjeopolitike të Republikës së Maqedonisë, nga krijimi i këtij shteti deri në ditët e sotme, duhet pasur parasysh respektimi i grupeve etnike, ku shqiptarët janë njëri nga grupet etnike kryesore përbërëse të popullsisë së këtij vendi. Duhet theksuar se një ndikim të fuqishëm në zgjidhjen e problemeve shqetësuese në këtë rajon në kohët e fundit ka patur Komiteti Drejtues i Konventës së Bernës që vendosi t’i rekomandojë qeverisë së Maqedonisë, BERZH-it e organizatave të tjera financiare të mos vazhdojnë me projektet e Lukovo Pole dhe Boskov Most duke cituar një nga arsyet kryesore dëmin që këto mund t’i shkaktojnë gjitarit të famshëm të Parkut Kombëtar të Mavrovës: Rrëqebullit të Ballkanit. Pa kurrfarë teprimi, ky komitet, që përfaqëson një nga konventat më kryesore për mbrojtjen e natyrës, ka shpëtuar nga shfarosja macen legjendare të Ballkanit. Për më tepër, më 9 Dhjetor 2015, BERZH vendosi ta pranojë plotësisht rekomandimin e Komitetit Drejtues të Konventës së Bernës për të mos financuar projektet hidrologjike në Parkun e Mavrovës për rreziqet ekologjike që paraqesin. Kjo përbën një fitore të rëndësishme për gjithë shoqërinë civile në Maqedoni dhe Shqipëri dhe sidomos për komunitetin dibran në Maqedoni, i cili e ka kundërshtuar me pasion dhe ka argumentuar me fakte e evidenca ndaj projekteve që nga viti 2011, kur u paraqit ideja e tyre. Si pasojë e ankesës bërë nga organizata jo-qeveritare ekologjike Eco Svest, Komiteti i Konventës së Bernës vendosi të shqyrtojë projektet në Parkun e Mavrovës dhe të kryente një verifikim në terren në qershor 2015. Përfundimet e misionit të Konventës së Bernës mbështetën të gjitha shqetësimet ngritura nga organizatat ambjentaliste të Maqedonisë, ato ndërkombëtare si dhe njëkohësisht pranuan si të vlefshme shqetësimet e komuniteteve të ndikuara nga këto projekte. Ato në mënyrë të veçantë vunë në dukje mungesën e Direktivës Themelore për Ujin të Bashkimit Europian (DTU BE) në dokumentacionin e projekteve. Duke pasur parasysh masën e madhe të ndryshimeve të karakteristikave biologjike të pasurive ujore që do të cenohen nga ky projekt (Boskov Most), dhe nga fakti që uji do të transferohet nga një basen lumor në një tjetër, autorët e botimit dhe pjesëmarrësit në forum theksuan rëndësinë e përgatitjes së raporteve vlerësuese ambjentaliste duke i dhënë vëmendjen e duhur kësaj direktive të rëndësishme të legjislacionit evropian. Gjithashtu, për reagimin e banorëve vendas ndaj projekteve hidroenergjetike, raporti i Komitetit të Konventës së Bernës konsideron ankesat e Komunës së Dibrës ndaj projektit (Boskov Most) për pakësimin e sasisë së ujit për ujitje dhe mungesën e pjesëmarrjes në planifikimin e projektit. Përfaqësuesit e Komunës së Dibrës shprehën pakënaqësinë edhe në forum. Në rekomandimet e Komitetit për Qeverinë maqedonase në mes të tjerave theksohet se përpara se të ndërmerret ndonjë projekt ndërtimi hidroenergjetik, duhet të kryhet vlerësimi i integruar strategjik i pasojave ekologjike dhe shoqërore, duke shqyrtuar të gjitha veprimtaritë e planifikuara dhe duke përfshirë komunitetet e ndikuara vendase jashtë parkut si dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato në regjimet ujore të lumenjve Drin dhe Vardar; të plotësojë këtë studim me dispozitat e Direktivës Themelore të Ujit të Bashkimit Europian.

Studimet e kryera, botimet shkencore e sensibilizimi i komunitetit, si dhe protestat paqësore të mbështetura në rezultatet e kërkimit shkencor, bënë që Banka Botërore të tërhiqej nga mbështetja e Projektit të Radikës, duke marrë parasysh që ky do të kishte impakt negativ në ekosistemin e faunës dhe florës në përgjithësi.