NANO-SHKENCA & NANO-TEKNOLOGJIA (NANOALB)
- Details
- Hits: 5584
Zhvillohet takimi i katërt i drejtuesve të grupeve të NanoAlb
Diskutohet për përgatitjet për organizimin e kongresit TNT 2021 nga 4 deri 8 tetor në Tiranë me mbështetjen dhe angazhimin e Akademisë së Shkencave dhe për mbarëvajtjen dhe realizimin me sukses të tij
Realizohet Workshop-i i parë NanoAlb-NIC.
Bashkëpunim i suksesshëm midis njësisë së kërkimit të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kombëtar të Kimisë të Sllovenisë (NIC)
Përurimi
Lexo: Vendim Nr. 43, datë 18.12.2019, "Për ngritjen e njësisë së Kërkim-Studimit në fushën e Nano-Shkencës dhe Nano-Teknologjisë".
Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Akademik Skënder Gjinushi në përurimin e Nano-Alb-it
Më lejoni t’i urojmë së bashku, rrugë të mbarë e suksese, njësisë së re NanoAlb, që ngrihet pranë Akademisë së Shkencave me iniciativën e akademik Arben Merkoçit e të Akademisë si dhe me nxitjen, përkrahjen e shumë kërkuesve në këtë fushë, këtu tek ne. Njësia, siç është bërë tashmë e njohur, aktualisht përbëhet nga akad. Arben Merkoçi, drejtues i saj, prof. Majlinda Vasjari (Universiteti i Tiranës) e prof. Kledi Xhaxhiu anëtarë, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh. Pse ngrihet për herë të parë një njësi e tillë? Përse tani e pse në fushën e nanoteknologjisë. Ngrihet tani për faktin e thjeshtë, se reforma e re, rishtazi mundëson e lejon, Akademinë e Shkencave të ngrejë pranë saj njësi të kërkim-studimit afatshkurtra. Lexo fjalën e plotë
Nanoshkenca dhe nanoteknologjia zbresin në Tiranë
Fjala e Akademik Arben Merkoçi gjatë përurimit
Në vijim të Reformës së thellë që ka nisur Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe në zbatim të strategjisë për të ringjallur kërkimin shkencor në vendin tonë dhe për ta bërë atë efektiv dhe në shërbim të jetës shoqërore, më datë 23 janar u krijua zyrtarisht pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore-shkencore e Nano-teknologjisë dhe Nano-shkencës e quajtuar NANOAlb. Po atë ditë u zhvillua edhe një workshop të cilin e drejtoi akademiku i njohur i nivelit botëror, Prof. Arben Merkoçi.. Në këtë veprimtari krahas shkencëtarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e rajoni merrnin pjesë rektorët e universiteteve publike si dhe ambasadorët e Japonisë, shkëlqesia e tij z. Makato Ito dhe i Spanjës z. Vicente Canelles Montero.
(Akademia e Shkencave e Shqipërisë i beson Profesorit dhe akademikut të nivelit botëror, Arben Merkoçi krijimin për herë të parë të njësisë kërkimore-shkencore të nanoteknologjisë në vendin tonë.)
Veprimtaritë
Tokio, 23 janar 2020
Lexo: WORKSHOP "NANOTEKNOLOGJITË PËR SHEKULLIN E 21-TË". Tokio, 23 janar 2020
Tiranë, 24 prill 2020
Lexo: Konferencë e njësisë së nanoshkencës dhe nanoteknologjisë (Nano-Alb) themeluar pranë Akademisë së Shkencave. Tiranë, 24 prill 2020
Prishtinë, 5 qershor 2020
Lexo:NanoAlb meeting about research groups infrastructures and collaboration opportunities.