Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Deklaratë


Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet vendimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s lidhur me propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që ne shpresojmë të finalizohet me votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor 2015. Përveçse rezultat i përpjekjeve dhe kontributit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ky zhvillim i pritshëm konfirmon mbështetjen dhe orientimin pozitiv të shteteve të ndryshme dhe të institucioneve ndërkombëtare. Tashmë institucionet e Republikës së Kosovës kanë kohë që janë bërë pjesë e rrjeteve të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, si një proces i natyrshëm dhe me përfitime të mëdha për të gjitha palët e përfshira sidomos në fushën e shkencës, arsimit, sportit, kulturës.

Në vitet e fundit, institucionet respektive në Kosovë kanë krijuar ura bashkëpunimi dhe janë në proces integrimi në strukturat rajonale e evropiane. Me këtë rast ne përshëndesim predispozicionin, mbështetjen dhe qëndrimet  pa paragjykime edhe në këtë rajon ndaj të drejtës legjitime të Kosovës për t’u përfaqësuar në organizmat ndërkombëtare. Integrimi sa më i plotë i institucioneve të Republikës së Kosovës në institucionet dhe forumet ndërkombëtare i shërben si popullit dhe strukturave të Kosovës, por edhe partnerëve në rajon, Europë e më gjerë, në një marrëdhënie që ka vetëm palë të fituara, të interesuara për prosperitetin, stabilitetin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.


AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

22 Tetor 2015