Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

19 Nëntor - Takim në Akademinë e Shkencave


Gjatë vizitës së vet në Tiranë, një Delegacion i Parlamentit të Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë dhe Sport, Z. Nait Hasani realizoi një takim në Akademinë e Shkencave, me Kryetarin e Akademisë, Akad. Muzafer Korkuti, anëtarë të Kryesisë dhe drejtuesit e Seksioneve. Në takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë, Z. Genc Pollo dhe Z. Alfred Peza.
Miqtë i njohën drejtuesit e Akademisë me përpjekjet, synimet dhe objektivat e tyre në kuadër të përgatitjes dhe finalizimit të dy projektligjeve të rëndësishme në përgjegjësinë e këtij komisioni: projektligji për Akademinë e Shkencave dhe projektligji për arsimin e lartë. Në këtë sfidë, përfaqësuesit e popullit në parlamentin e Kosovës e shohin me përparësi këshillimin dhe bashkërendimin me akademikët, jo vetëm për specifikën e ligjeve në fjalë, por edhe për faktin që është përgjegjësi e këtyre të fundit të jenë aktivë në përpjekjet e ndërtimit të themeleve të shtetit. Z. Hasani theksoi se kur akademikët thonë fjalën e tyre, kjo duhet të jetë fjala e fundit në përcaktimin e çështjeve.
Pjesëmarrësit në takim vlerësuan bashkëpunimin aktual shkencor mes dy vendeve, që zhvillohet mbi shtratin e një Marrëveshje të përgjithshme të vitit 2000 midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe Protokolleve çdo 2 vjet. Për rëndësinë e madhe që ka ky bashkëpunim, ka nevojë të harmonizohen më mirë projektet dhe programet e dy akademive dhe instituteve shkencore, jo vetëm për të shfrytëzuar në mënyrë racionale burimet dhe kapacitetet tona modeste, por edhe për të dhënë dhe për të krijuar më të mirën e përpjekjeve tona të përbashkëta, sidomos në fushën e albanologjisë.
Më herët, një delegacion i Komisionit përkatës të Parlamentit të Shqipërisë ka vizituar Kosovën, ku u takua me përfaqësues të institucioneve të shkencës dhe arsimit të Kosovës. Siç e theksoi Z. Pollo dhe Z. Peza, ky kuadër po na afron jo vetëm në qëllimet tona por edhe në nismat për çështje themelore, në aktivitetet dhe projektet e rëndësishme të përbashkëta, sidomos në shkencë, arsim e kulturë.