SHËRBIME INFORMUESE


Në ndihmë të përdoruesve të saj, BSH organizon formacionin shkencor, siguron akses dhe ndihmon përdoruesit në gjetjen dhe shfrytëzimin e literaturës së bibliotekës.


BSH ofron:
- Bibliografinë vjetore me botimet e reja të Akademisë së Shkencave;
- bibliografinë përmbledhëse me botimet e Akademisë së Shkencave (1972 - 2012);
- katalogët tradicionalë, në formën manual me skeda sistematik (sipas lëndës) dhe manual alfabetik.
- katalogun elektronik (on-line), me informacion nga literatura që disponon BSH.
- informacion nga bibliotekat e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit përmes regjistrimeve në programin e katalogimit të përbashkët rajonal COBISS3_AL. Http://www.al.cobiss.net


Biblioteka