Akademia e Shkencave organizon një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsin

Ditën e enjte më 22 prill 2021, ora 11.00, Akademia e Shkencave organizon një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsini.

Fjala e hapjes së kësaj veprimtarie do të bëhet nga akad. Pëllumb Xhufi Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.

Do të mbajnë kumtesa:

Akad.Rexhep Mejdani: Një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë

Akad.asoc. Mimoza Hafizi: Kontributi i Hasan Tahsinit në shkencën e astronomisë.

Prof.Bashkim Kuçuku: Përmasa universale dhe kombëtare e veprës së Hasan Tahsinit.

Veprimtaria do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online.

Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/87831035358…

Meeting ID: 878 3103 5358

Passcode: 718593