Ndahet nga jeta profesor Panajot Boga, një prej figurave themeltare të mjekësisë shqiptare

 

 

Komisioni i mjekësisë i Akademisë së Shkencave njofton me dhimbje e hidhërim ndarjen nga jeta të profesor Panajot Bogës, figurë qendrore e ortopedisë, mjek i mirënjohur për veprimtarinë e tij të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të shëndetit të njerëzve.

 

Panajot Boga ishte një prej themeltarëve të mjekësisë shqiptare. Ai u lind në një familje antifashiste dhe punoi në dobi të dijes dhe shëndetit të popullit. Njeri i klinikës së shërbimit të devotshëm, i aulave të universitetit; autor tekstesh dhe studimesh të indeksuara në renditje ndërkombëtare; personalitet që qe i rrethuar gjithnjë nga dashuria e njerëzve, profesor Panajot Boga do të kujtohet kurdoherë me nderim kudo që ai shërbeu: në Shqipëri, Kosovë e gjetiu.

 

Bashkësia e mjekëve shqiptarë humbi një figurë referenciale, një profesionist të pazëvendësueshëm, një qytetar të nderuar; familja njeriun e saj të shtrenjtë.