Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Korçës

 

-Akad. Skënder Gjinushit i jepet diploma e artë e Universitetit-

Sot më 19 prill 2021 është nënshkruar në Korçë marrëveshja e bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) dhe universitetit Fan S. Noli të Korçës (UNIKO).

Marrëveshja u nënëshkrua nga akad. Skënder Gjinushi Kryetar i ASHSH dhe prof. dr. Dhimitri Bello, Rektor i Universitetit Fan S. Noli të Korçës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje rektorati i Universitetit të Korçës duke vlerësuar bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave dhe rolin e Kryetarit të saj i jep Emblemën e Artë të Universitetit “Fan Noli”, Korçë, akademik Skënder Gjinushit me këtë motivacion:

DIPLOMË

EMBLEMA E ARTË E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

I jepet akademikut, prof. dr. SKËNDER GJINUSHI

me këtë motivacion:

Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, personalitet i shquar i shkencës shqiptare, profesor i matematikës, i cili ka mëkuar me dashurinë për dijet në këtë shkencë breza të tërë studentësh, për ndihmesat e çmuara që ka dhënë prej vitesh institucioni që ai drejton në zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta shkencore dhe drejtime të tjera, në shenjë mirënjohjeje nga stafi akademik, studentët dhe drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli”

Profesor Dhimitri Bello

REKTOR

Korçë më 19.4.2021”