Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Prof. Gerald Haug, Kryetar i Akademisë së Shkencave Kombëtare të Gjermanisë, zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad Skënder Gjinushi  vlerëson kontributin në shkencë të  prof Gerald Haug dhe i jep diplomën e anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

 

***

 

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad.Skënder Gjinushi ka çelur sot mbledhjen ceremoniale të Asamblesë në praninë e kryetarëve e të zëvendëskryetarëve të akademive simotra në ALLEA; të rektorëve e zëvendësrektorëve, si dhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të akademive dhe universiteteve të rajonit dhe Europës; të institucioneve të ndryshme të shkencës e arsimit, pjesëmarrës në konferencën e 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë.

 

Akad. Gjinushi gjatë fjalës përshëndetëse vuri në dukje se Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit po zhvillohet ky samit ndërakademik i Ballkanit Perëndimor, i nisur në vitin 2014, shtoi specifikisht si prioritet të vendeve tona zhvillimin e shkencës dhe të arsimit.

 

Kjo periudhë e shtimit të vëmendjes europiane dhe vendëse për shkencën përkon me periudhën e trysnive në rritje për domosdoshmërinë e reformimit të thellë institucional të Akademisë sonë të Shkencave, si e vetmja rrugë për funksionimin e mëtejshëm të saj.

 

Akad. Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka ndjerë, çmuar e vlerësuar lart praninë, rolin, ndikimin e mbështetjen e akademive anëtare të  ALLEA-s, posaçërisht atë të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Leopoldina, duke filluar prej momentit të hartimit të ligjit të ri tashmë në fuqi, që përbën bazën e reformës, deri tek realizimi i objektivave të saj në vazhdimësi.

 

Për këtë kontribut të veçantë të Akademisë së Shkencave të Gjermanisë Leopoldina dhe posaçërisht të Kryetarit të nderuar të saj prof. Gerald Haug, personalitet me njohje e vlerësim shkencor ndërkombëtar; Kryesia e Akademisë së Shkencave, mbështetur në tri referenca të studiuesve shqiptarë, dy prej të cilëve me punë të përhershme e karrierë shkencore në Gjermani; i propozoi Asamblesë pranimin e këtij personaliteti shkencor si anëtar nderi të Akademisë sonë.

 

Në përfundim të këtij këshillimi, anëtarët e të dy seksioneve të ASHSH, duke vlerësuar lart personalitetin e prof. Gerald Haug si shkencëtar eminent në Europë e në Botë dhe si faktor me ndikim të fortë në Procesin e Berlinit përsa i përket zhvillimit të shkencës e të kërkimit shkencor në rajon dhe në Shqipëri, si dhe në reformimin e Akademisë sonë, u shprehën njëzëshmërisht dakord me propozimin e Kryesisë për zgjedhjen e prof. Gerald Haug anëtar nderi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me motivacionin:

 

Studiues i mirënjohur në shkallë ndërkombëtare për arritjet e tij të shkëlqyera në fushat me rëndësi globale të paleoklimatologjisë, paleo-oqeanografisë dhe paleogjeologjisë detare e nëndetare; vështruar në kushtëzim me progresin e kulturës njerëzore; i vlerësuar me çmime të larta dhe mirënjohje prestigjioze në disa vende të Europës përgjatë më shumë se dy dekadave; anëtar e anëtar nderi në disa akademi motra të “All European Academies” (ALLEA); me një rol personal e institucional shumë të rëndësishëm në mbështetje të konceptimit ligjor dhe të realizimit praktik në proces të reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë; i shquar për përkrahjen dashamirëse të progresit të botës shkencore akademike dhe universitare të vendit tonë, duke përfshirë atë në kuadër të nismës së njohur si “Procesi i Berlinit”.

 

Akad. Gjinushi ftoi prof. Gerald Haug, anëtarin më të ri të Akademisë së Shkencave të pranojë diplomën dhe certifikatën e saj.

 

Prof. Gerald Haug falënderoi Kryesinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtarët e Asamblesë për vlerësimin e lartë.