Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Kryeministri Edi Rama përshëndet konferencën e 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

 

Kryeministri Rama shprehu dëshirën e mirë për veprime të mëtejshme dhe të përbashkëta për të integruar ngadalë, por qëndrueshëm, Akademinë e Shkencave së Shqipërisë dhe akademitë e shkencave të Ballkanit Perëndimor në rrjetin e gjerë të akademive të shkencave europiane, për të siguruar më tepër dije dhe mbështetje për kërkimin shkencor në rajonin tonë.

     

***

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur konferencën e 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot më 20 shtator 2023, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

 

 

Kryeministri Rama uroi një zhvillim të mbarë të punimeve me dëshirën e mirë që ato të ndiqen nga veprime të mëtejshme dhe të përbashkëta për të integruar ngadalë, por qëndrueshëm, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe akademitë e shkencave të Ballkanit Perëndimor në rrjetin e gjerë të akademive të shkencave europiane, për të siguruar më tepër dije dhe mbështetje për kërkimin shkencor në rajonin tonë.

 

Kjo është një nga pjesët kryesore të Procesit të Berlinit dhe jam i lumtur që ky takim ndodh në Tiranë, ku do të ndodhë dhe takimi i i Samitit të Berlinit për Ballkanin  Perëndimor, për herë të parë në rajon, jashtë një vendi të Bashkimit Europian. –tha Kryeminstri Rama.

 

Në fund të fjalës së tij Kryeministri u uroi punime të mbara pjesëmarrësve dhe shprehu dëshirën që të kënaqen gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë me mikpritjen shqiptare.