Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt seanca e parë plenare e Konferencës së dytë ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore - Water Environmental Protection and Sustainable Development (WEPSD)

 

***

Seanca e parë, me temën “Ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit ujor dhe zhvillimi i qëndrueshëm, u çel në sallën “Aleks Buda” dhe u drejtua nga prof. Ariola Bacu dhe akad. Neki Frashëri.

 

Prof. Arjola Bacu çeli konferencën, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe bëri një prezantim të çështjeve që do të trajtohen përgjatë dy ditëve të konferencës.

 

Prof. Bacu tha se qëllimi i kësaj konference është të ofrojë mundësinë për kërkuesit dhe lektorët nga universitetet, institucionet, bizneset, agjencitë publike dhe private për të ndarë e diskutuar praktika, inovacione, iniciativa kërkimore dhe problematika të lidhura me mbrojtjen e mjedisit ujor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi mbajti fjalën e përshëndetjes dhe falënderoi organizatorët e kësaj konference dhe institucionet shtetërore për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këtë konferencë si shprehje e mirëkuptimin të politikës për mbështetjen e kërkimit shkencor.

 

Akad. Gjinushi tha se kjo është Konferenca e II ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore – Water Environmental Protection and Sustainable Development (WEPSD) që zhvillohet në Akademinë e Shkencave së Shqipërisë, e për rrjedhojë tashmë ajo ka fituar statusin e qytetarisë së kërkimit shkencor.

 

Akad. Gjinushi theksoi se vendi ynë i ka kapacitetet shkencore që të nxisin kërkimin shkencor dhe si rrjedhim të thithin investimet në shkencë. Sfida më e madhe mbetet rritja e standardeve në kërkimin shkencor, arsim dhe teknologji, që do të thotë arritje e standardeve europiane edhe në buxhetin që duhet shpenzuar në këto fusha.

Për më tepër, theksoi akad. Gjinushi - kjo konferencë i shërben realizmit të objektivave strategjike që ka qeveria shqiptare, jo vetëm në menaxhimin e ujërave, por edhe në mbështetjen dhe nxitjen e turizmit.

 

Më tej, akad. Gjinushi u shpreh se Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të vazhdojë të bëjë oponencën e duhur për rritjen e kërkimit shkencor dhe të buxhetit për t’i financuar këto kërkime, por do të ketë edhe një rol bashkëpunues me qeverinë për të arritur rezultate sa më të larta.

 

Në këtë kontekst, akad. Gjinushi përmendi Konferencën e 7-të shkencore të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që u mbajt dy ditë më parë, që i hapi rrugë bashkëpunimit në shkencë për të integruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe akademitë e shkencave të Ballkanit Perëndimor në rrjetin e gjerë të akademive të shkencave europiane, për të siguruar më tepër dije dhe mbështetje për kërkimin shkencor në rajonin tonë.

 

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit,  znj. Almira Xhembulla, falënderoi Kryesinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për bashkëpunimin me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta, që synojnë studimin, evidentimin, pasqyrimin dhe promovimin e potencialeve natyrore.

 

Znj. Almira Xhembulla tha se është obligim për qeverinë që të jetë pjesëmarrëse në projektet për mbrojtjen e tyre e tyre, që shoqërohet me mbrojtjen resorteve të Vjosës, Shkumbinit e më gjerë dhe kryerjen e monitorimin dhe vjeljen e rezultateve të tyre. Vjosa është një resort shumë i vyer në Shqipëri-tha znj. Xhembulla.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli edhe për punën e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e ujërave detare dhe pasuritë e tyre nënujore.

 

Ajo tha se bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe institucionet kërkimore do të bëjë diferencën për mbrojtjen e ujërave dhe ekosistemeve të tyre.

 

Për këtë falënderoi Akademinë e Shkencave që nxit dhe promovon këto potenciale përmes kërkimit, ekspertizave dhe kompetencave shkencore.

 

Konferencën e sotme e përshëndeti edhe z. Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit.

Z.Pëllumbi foli për vëmendjen e veçantë që i ka dhënë shteti mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjediseve ujore. 

 

Ai vuri në dukej se po punohet për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, sipas ligjeve të bashkimit europian. Kjo ka akoma më shumë rëndësi, kur bëhet nga specialistë të fushës, akademikë, duke shënuar në fund rezultatet për pasur një ekosistem më të pastër.

 

Prof. dr. Besnik Baraj, bashkëdrejtues i Njësisë së ujërave pranë ASH, tha se shumë njerëz po punojnë tashmë me burimet ujore, duke u përfshirë edhe shkencëtarët shqiptarë që punojnë anë  e mbanë botës, të cilët janë duke bashkëpunuar me institucionet kërkimore brenda dhe jashtë vendit për një mjedis ujor të pastër, por ky proces ka rëndësi kur ka një bashkëpunim midis shkencës dhe qeverisë. 

 

Znj. Vilma Tomco, Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, foli për politikat gjeo-spaciale për të dhënat satelitore që ofrojnë dhe strategjitë për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit.

 

Prof.dr. Munis Dundar President i EBTNA përshëndeti konferencën dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me vendin tonë  për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore.

 

Konferenca organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga Komisioni i biologjisë, bujqësisë dhe veterinarisë dhe Njësia për burimet ujore pranë saj, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës; Universitetin bujqësor të Tiranës; EBTNA - European Biotechnology Thematic Network Association; Universiteti Ben Gurion, Beersheva, Israel; Universitetin e Janinës, Greqi; COST Action Ocean4biotech; COST Action EPICATCH.