Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Lituanisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

***

 

 

Më 26 shtator 2023, gjatë mbledhjes ceremoniale të Presidiumit të Akademisë së Shkencave të Lituanisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Lituanisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Takimi ceremonial u hap nga akad. Jūras Banys, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Lituanisë, i cili  paraqiti një historik të shkurtër të Akademisë së Shkencave së Lituanisë, strukturën organizative të saj, bashkëpunimet me institucionet kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe sfidat e kërkimit shkencor sot në Europë.

 

Më andej, akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prezantoi reformën në kërkimin shkencor në Shqipëri, tri projektet e mëdha në albanalogji që po udhëheq Akademia e Shkencave; hartimi i "Enciklopedisë shqiptare", "Fjalorit të gjuhës shqipe" dhe "Historia e shqiptarëve", si dhe projektet  për të krijuar qendra të reja kërkimore-shkencore në nanoteknologji dhe bioteknologji.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga prof. Jūras Banys, Kryetar i Akademisë së Shkencave te Lituanisë dhe akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo marrëveshje do të pasohet nga nënshkrimi i një protokolli për aktivitete dhe projekte të përbashkëta në të gjitha fushat studimore.

 

Për të finalizuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari akad. Skënder Gjinushi, sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Shaban Sinani, akad. Nazim Gruda, akad. Anila Hoda dhe drejtori i marrëdhënieve me jashtë, dr. Dorian Koçi, etj, ka vizituar Akademinë e Shkencave të Lituanisë.  Vizita ka nisur më 24 shtator me takime dhe diskutime për bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Lituanisë dhe institucionet më të larta të shkencës dhe kulturës në Lituani dhe do të përfundojë më 27 shtator, ku delegacioni përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të vizitojë disa institucione shkencore dhe kulture të vendit, sipas një programi kulturor për njohjen e historisë së Lituanisë, që do të pasojë me vizita në Muzeun Kombëtar dhe në Pallatin e Dukës së Madh të Lituanisë.