Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Komisioni i përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kulturore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të merituar Mirush Kabashi

 

Komisioni i përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kulturore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e tij të thella familjes e të afërmve, dhe komunitetit të aktorëve dhe artistëve për ndarjen nga jeta të artistit të merituar Mirush Kabashi.

 

***

 

 

Mirush Kabashi lindi në Shkodër më 17 prill, në një familje gjakovare nga Kosova. Më 1970 u diplomua aktor në ILA në Tiranë dhe filloi punë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Këtu vazhdoi deri në v. 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike, kurse nga v. 2002 e në vijim në TK. Ka interpretuar mbi 100 role në teatër dhe 20 të tillë në kinema. Figurat e mishëruara nga M.K. bien në sy për origjinalitet, finesë dhe elegancë, duke frymuar tipa me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, karaktere të përzgjedhur me mençuri dhe intuitë prej rretheve apo meseve të ndryshme sociale.

 

Ai ishte aktor kryesisht i planit komik e satirik. Spikati fillimisht me krijimin e figurës burleske të Telit në komedinë Kartela e verdhë e H. Ramës* (1976), ku luajti me lirshmëri dhe një shumësi detajesh shprehëse, si në plastikë ashtu edhe në mënyrën e të folurit, tifozin e pasionuar që ndjek skuadrën dhe lojtarin e zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli. Ky rol u pasua më tutje me karaktere të tilla komike si: Diafarusi në komedinë “I sëmuri imagjinar” e Molierit (1982), ku luajti mjaft bukur me “elegancën” plastike të personazhit, me përpunimin e gjestit, me reverancën dhe ritualin, çka i dhanë këtij roli hirin, sharmin dhe ngjyrimin e stilit të kërkuar klasicist të kohës; Marin Miroju te komedia “Ylli pa emër” e M. Sebastian (1989), ku vuri në spikamë brishtësinë, poezinë dhe çiltërsinë e intelektualit ëndërrimtar e të ndrojtur të provincës. Në Festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall si Aktori më i mirë me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës*, me të cilin operoi me finesë në brendësi të figurës duke i dhënë kuptimësi lojës së kontrapunkteve, atyre të fjalës dhe atyre të gjestit, midis asaj çka thuhej dhe asaj çka bëhej. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në v. 2002 fitoi rishtazi çmimin e Aktorit më të mirë si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokes në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” të Ilir Bezhanit*. Interpretimi i tij, sido që i kahjes groteske dhe me elemente të farsës, ngulmoi në ravijëzimin e një karakteri të vërtetë, të besueshëm, me mënyrën e njëmendtë të të sjellurit prej njeriu dinak, interesaxhi, por jo të lig. Më 1997 realizoi të parën monodramë në historinë e teatrit profesionist në Shqipëri, “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, sipas librit të shkrimtarit grek Kostas Varnalis; në shtator të atij v. konkurroi si përfaqësues i TK në Festivalin e IX Botëror të Teatrit Eksperimental në Kajro të Egjiptit dhe u vlerësua si Aktori më i mirë duke iu dhënë çmimi “Sfinksi i Artë”; po kështu fitoi çmimin e parë në Festivalin e Monodramës në Kiev, Ukrahinë, 2004.

 

Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavdërueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombëtar. Mirush Kabashi pëson një transformim të plotë psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e përpunuar, e folura gjithashtu, dhe me temperamentin dhe energjinë që ka ndërkallur në fjalën patetike e ironike të Sokratit realizon një akuzë të fortë ndaj tiranisë, padrejtësisë, korrupsionit, shoqëruar prej një sarkazmi të pamëshirshëm, duke i dhënë krejt lojës një qasje të dukshme bashkëkohore. Në v. 1991, fill pas ndryshimeve rrënjësore që ngjanë në Shqipëri, ai dha koncertin poetik recital me titull “Për demokracinë”, i pasuar me të tjerë kësilloji, veçanërisht me atë kushtuar dramës së popullit kosovar më 1999, ku, tok me artistë të tjerë, zhvilloi një turne ndërkombëtare në 16 shtete me rreth 100 shfaqje. “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, monodramë e Erik Emanuel Shmitt, erdhi nën një qasje regjisoriale dhe aktoriale prej tij në v. 2009, duke thyer paragjykime e duke apeluar për dashuri mes njerëzve të feve e përkatësive të ndryshme nacionale, etiologjike etj. Mirush Kabashi ka luajtur role të shumtë edhe në disa premiera të Estradës së Durrësit. Profili i tij krijues është shpërfaqur gjithashtu gjatë interpretimit të mbi 20 roleve në kinematografi, ku spikat me toger Shazivarin te filmi “Koncert në v. 1936”, (1978), në të cilin shfrytëzon plot hir detajin karakterizues të belbëzimit dhe ngrefosjen komike; Nikollaqi te filmi “Karnavalet”, (1980), nderuar me Medaljonin e Festivalit, ku bie në sy temperamenti, aftësitë e tij muzikore në realizimin e sinkretizmit me zërin e këngëtarit të dubluar; Asketi Lithan te filmi “Kohë e largët”, 1983, ani pse një rol episodik e pa fjalë, aktori arrin të ndërtojë një karakter të mëvetësishëm; posaçërisht në rolet e shumtë në kinematografi nga më mbresëlënësit është Brahushi te filmi “Dora e ngrohtë”, 1983, ku ligësia, shpotia dhe ndërkryerja e tij shpërfaqen me vëtrtetësi falë një skicimi realist dhe ekspresiv aktorial të njëriut të shtrembër “bisht qeni”, me karakter të dobët dhe të pandreqshëm. Mirush Kabashi ishte po aq një recitues, konfernecier dhe drejtues artistik në zë në spektaklet televizive etj. Kishte titullin Artist i Merituar dhe më pas Mjeshtër i Madh i Skenës. Është nderuar me titullin e lartë Nderi i Kombit.

 

Role të tjerë: Në teatër: Teli, komedia Lojtari numur 10, Artani, komedia Lindja e një burri, Hlestakovi, komedia Revizori; Dyrr Fiku, komedia Fluturim i breshkës (e dhënë mbi 200 herë), Shërbëtori, komedia Tre ditët e kiametit; Druvari (halabaku) te Ishulli i çmendur; Sadiku, komedia Kohë e çmendur, Zherari, komedia Stjuardesat; Ugo, pjesa Një njeri në det, Sandri, drama Këmbanat e muzgut, Burri te Alegretto Albania etj. Në kinematografi: Azmatiku, filmi Emblema e dikurshme; Bakja, filmi Gëzhoja e vjetër; Nikollaqi, filmi Karnavalet (Kinooperetë); Profesor Nardi, filmi Nxënësit e kasës sime; Nestori, filmi Edhe ashtu edhe kështu; Maku, filmi Zëvëndësi i grave; Nëpunësi i diskotekës, filmi Radiostacioni; Babai, filmi Nata etj.

Përgatiti: Prof. Josif Papagjoni.