Akademik Bahri BECI

Bahri BECI
Fusha: Gjuhësi

 


Akademik Bahri BECI

Bahri BECI (1936-2023). Gjuhëtar, doktor, profesor, akademik. Lindi në Shkodër. Studimet fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Shkodrës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës (1954-1958) në fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, kurse studimet pasuniversitare në Tiranë dhe Paris. Nga viti 1958 deri në vitin 1997, ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë si punonjës shkencor. Gjatë viteve 1966-1969 punon në Shkodër si mësues dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1975 deri në vitin 1977 ka kryer studimet pasuniversitare në Paris. Më 1997, ka qenë pedagog i shqipes në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore të Parisit (INALCO). Më 1977 ka mbrojtur në Universitetin e Surbojnë të Parisit doktoratën dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor i Universitetit të Parisit” me vlerësimin “shkëlqyeshëm”. Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, kurse më 1984 dhe 1994 respektivisht gradat shkencore “Doktor i shkencave” dhe titullin “Drejtues kërkimesh” ose “Profesor”. Më 2008 ka fituar titullin “Akademik”. Më 2016 është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është bashkautor në “Atlasin dialektologjik të gjuhës shqipe” dhe në “Atlasi gjuhësor evropian”. Veprimtaria e tij shkencore është shtjelluar më shumë se një gjysmë shekulli në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të gjuhës letrare, të historisë së gjuhës, të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët ballkanike si edhe të gjuhësisë së zbatuar. Në fushën e dialektologjisë ka bërë studime monografike për të folmet e gegërishtes, po edhe studime përgjithësuese për strukturën dialektore të gegërishtes në veçanti dhe të shqipes në përgjithësi. Duke u mbeshtetur edhe në të dhënat e ADGJSH ka propozuar një ndarje të re të strukturës dialektore të shqipes në krahina dialektore, zona dhe rajone dialektore. Autor studimesh monografike për të folmet e gegërishtes, me të dhëna që vërtetojnë vjetërsinë e dy dialekteve të shqipes, duke propozuar një ndarje të re të strukturës dialektore të saj në krahina dialektore, zona dhe rajone dialektore. Ka studiuar me metoda moderne të fonetikës eksperimentale sistemin fonetik të shqipes. Autor studimesh për një rol përcaktues të shqipes në formimin e bashkësisë gjuhësore ballkanike. Është autor i më shumë se 150 artikujve studimorë të botuar në revista e përmbledhje studimesh, brenda e jashtë vendit. Me veprimtari universitare në disa vende të rajonit dhe Europës. Pjesëmarrës në ekspedita gjuhësore, veçmas për "Atlasin dialektologjik të shqipes" dhe "Atlasin evropian". Ka qenë ekspert ndërkombëtar pranë UNICEF-it për gjuhën amtare në shkollë. Ka qenë shef i Sektorit të Gramatikës dhe Historisë së Gjuhës Shqipe (1991-1993), sekretar shkencor (1974-1975) dhe drejtor i këtij Instituti (1993-1997); anëtar i Këshillit drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1993-1997); nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Evropës Juglindore (AIESSE, 1993-1997) dhe koordinator i Shqipërisë në projektin evropian për inxhinierinë e gjuhës (TELRI, 1993-1997), anëtar i Këshillit të Politikës Shkencore dhe të Zhvillimit Teknologjik pranë Këshillit të Ministrave (1995-1997), anëtar i asamblesë së përgjithshme të Qendrës së Studimeve Ballkanike të Parisit dhe anëtar i redaksisë së revistës shkencore “Hylli i Dritës”. Ka qenë drejtor i “Seminarit XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare” (Tiranë, 1995), si edhe i Seminarit të XVIII (Tiranë, 1996). Ka marrë nga Kuvendi Popullor medaljen “Naim Frashëri” (1973), urdhrin “Naim Frashëri” (1986), dhe titullin “Për merita të veçanta civile” (2016). Biografia e tij shkencore është përfshirë më 1998 në “Who’s Who in the World”, USA, më 2008 në “Fjalorin enciklopedik shqiptar” dhe më 2010 në “Historical Dictionary of Albania”. Veprat kryesore: Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, vëll. I, II (2007 – 2008); Atlasi gjuhësor evropian, vëll. I (1975-2007); Të folmet veriperëndimore të gjuhës shqipe dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës (Tiranë, 1995); Gramatika e gjuhës shqipe, për mësuesit e gjuhës shqipe, Tiranë (1997), Prishtinë (1998); Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, (Shkodër, 2000; Prishtinë, 2001; Shkup, 2004; Tiranë, 2004); Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri (Pejë, 2000); Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre (Tiranë, 2002); Probleme të lidhjeve të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike (Pejë, 2002); Fonetika e gjuhës shqipe (Tiranë, 2004, Prishtinë 2004); Gegërishtja qendrore dhe grupimi i të folmeve të saj (Tiranë, 2007); Historia e standardizimit të shqipes (Tiranë, 2010) Struktura dialektore e shqipes (Tiranë, 2016); Historia e formimit të strukturës dialektore të shqipes, (Tiranë, 2019); L’union linguistique balkanique a la lumi erë desh données de la langue albanaise (Tiranë, 2020); Bashkësia gjuhësore ballkanike në dritën e tëdhënave të gjuhës shqipe - Roli i shqipes ose i parashqipes në formimin e bashkësisë gjuhësore ballkanike (Tiranë, 2022); Një libër që nuk do të doja ta shkruaja (Tiranë, 2013); “Homo ideologicus” në shkencën shqiptare (Tiranë, 2015); Përjetime (1936-2021) - (Tiranë, 2021); Të mësojmë shpejt gjuhën shqipe (metodë për mësimin e shqipes nga të huajt, me bashkautor), e botuar dhe ribotuar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj.; Seri të plota të librave të gjuhës shqipe për shkollat nëntëvjeçare (klasat I-IX) në Shqipëri (1970-2004 me bashkautorë) dhe 2004-2022 në Shqipëri, Kosovë (2004-2020) dhe në Mal të Zi (2004-2020), autor.

Konferenca 2020-2021

 

  • Konferencë Shkencore Qendrat e Banuara të Shqipërisë - Gjendja dhe e ardhmja (17 dhjetor, 2021)

 

  • Simpozium Shkencor “Vreshtaria dhe Verëtaria në Hapësirën Mbarëshqipëtare” (Tiranë, 2–4 dhjetor, 2021)

 

  • Akademia e Shkencave më 13 tetor organizon konferencën shkencore: Migjeni dhe Dritëroi - dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja

 

  • Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021)

 

  • Akademia e Shkencave më 15 korrik organizon konferencën shkencore jubilare “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta

 

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të organizojë më 29 qershor, ora 11.00, konferencën shkencore in memoriam: “Akad. Petrit Gaçja, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare” në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta

 

  • Më 25 qershor në Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mbahet konferenca shkencore: “Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore”

 

  • Konferenca e shumëgjuhësisë/ Shkup 2020

 

  • Dita e Kujtesës (SHOAH)/ Berat 2020

Baza e Kërkuesve Shkencore

E-CRIS.AL (cobiss.net)

 

Lexoni Marrëveshjen midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Shkencave të Informacionit në Slloveni.

 

Lexoni Protokoll marrëveshjen mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.

 

Lexoni Marrëveshjen për bashkëpunim shkencor ndërmjet Akademisë Malazeze të Shkencave e Arteve dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Lexoni Protokollin për veprimtaritë e përbashkëta ndërmjet Akademisë Malazeze të Shkencave e Arteve dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për periudhën 2024-2025.

 

Biblioteka Digjitale

 

STUDIA ALBANICA  1995-2020

 

Studia_Albanica Studia_Albanica

 


ALBANIAN JOURNAL OF NATURAL AND TECNICAL SCIENCES, (AJNTS) 2014-2022

 

Studia_Albanica AJNTS

 


SHTETI I SË DREJTËS

 

Kliko për librin

 


ALBANOLOGU i arvanitëve

 

Studia_Albanica ALBANOLOGU i arvanitëve

 


KËNGË POPULLORE NGA ÇAMERIA

 

Studia_Albanica KËNGË POPULLORE NGA ÇAMERIA

 


Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan

 

Studia_Albanica Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan

 


KARTA E GJELBËR

 

Studia_Albanica KARTA E GJELBËR

 


Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike

 

Studia_Albanica Volumi 1

 


Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike

 

Studia_Albanica Volumi 2

 


DHIMITËR S. SHUTERIQI

 

Studia_Albanica BIBLIOGRAFI 1933-2019

 


Luan Omari

 

Studia_Albanica BIBLIOGRAFI 1958-2017

 


Shaban Demiraj

 

Studia_Albanica BIBLIOGRAFI 1944-2019