Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të organizojë më 29 qershor, ora 11.00, konferencën shkencore in memoriam: “Akad. Petrit Gaçja, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare” në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta
- Details
- Hits: 2197
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës do të organizojë konferencën shkencore in memoriam:
Akad. Petrit Gaçja, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare në 25- vjetorin e ndarjes nga jeta.
Konferenca do të mbahet ditën e martë më 29 qershor, ora 11.00, në sallën “Aleks Buda”.
Në program:
- Fjala e hapjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave;
- Fjalë përshëndetëse nga prof. dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit Mjekësor të Tiranës;
- Fjalë përshëndetëse nga prof. dr. Fatmir Brahimaj, Kryetar i Urdhrit të Mjekëve.
1. Akad. Anesti Kondili: Personaliteti i akad. Petrit Gaçes;
2. Prof. dr. Lluka Heqimi: Një libër kushtuar akademikut Petrit Gaçja;
3. Prof. dr. Veli Zogu: Përgjegjësia për të qenë pasues i Petrit Gaçes;
4. Prof. dr. Ajli Alushani: Në një katedër e në një klinikë me Petrit Gaçen - një përvojë e paharrueshme;
5. Prof. dr. Fedhon Meksi: Kateterizimi i zemrës, një vepër e stimuluar nga prof. Petrit Gaçja;
6. Prof. dr. Ali Refatllari: Petrit Gaçja, mendja e shkëlqyer që themeloi e drejtoi shërbimin e kardiokirugjisë;
7. Prof. dr. Tritan Shehu: Anestezia dhe reanimacioni - shërbime cilësore shëndetësore që lidhen me emrin e Petrit Gaçes;
8. Prof. dr. Arben Baboçi: Petrit Gaçja - si e bëri të mundur "të pamundurën";
9. Prof. dr. Edmond Kapedani: Petrit Gaçja, iniciator i kirurgjisë kardiovaskulare si njësi e veçantë;
10. Prof. dr. Efrosina Kajo: Ne, brezi tjetër, që patëm fatin të punonim nën drejtimin e prof. Petrit Gaçes;
11. Diskutime, kujtime nga përvojat, përshëndetje e falënderime.
Koktej
Shënime:
1. Kumtimet është parashikuar të zgjasin deri 6 minuta.
2. Në program përfshihet paraqitja e monografisë së sapobotuar të prof. dr. Lluka Heqimit për figurën e akademikut Petrit Gaçja; si dhe e një kolazhi të dy kronikave për teknikën në operacionin e stenozës së valvulës mitrale me metodën transventrikulare dhe për dhuruesit e gjakut, që pasqyrojnë veprimtarinë e këtij personaliteti.