Konferenca jubilare Adem Demaçi dhe letërsitë shqipe

 

Në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës u organizua konferenca jubilare Adem Demaçi dhe letërsitë shqipe (27 dhjetor 2016), me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Adem Demaçi. Fjala përshëndetëse u mbajt nga kryetari i ASHSH akad. Muzafer Korkuti. Për të nxjerrë në pah veprimtarinë e tij letrare dhe artistike u mbajtën kumtesa nga profesorë e studiues nga Shqipëria e Kosova: prof. Hysen Matoshi (IAP), Vendi i Adem Demaçit në letërsinë shqipe; prof. Ymer Çiraku (UT), Shkrimtari dhe misionari; prof. Sadri Fetiu (IAP), Romanet e Adem Demaçit; prof. Klara Kodra (QSA), Adem Demaçi dhe fillimet e prozës sociale kosovare; prof. Emin Kabashi (IAP), Letërsia e Adem Demaçit dhe Kosova; prof. asoc. Elvira Lumi (Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani), Adem Demaçi - simbol i luftës në rrugëtimin e lirisë; dr. Fadil Grajçevci (IAP), Adem Demaçi dhe revista letrare “Jeta e re”; prof. Bardhosh Gaçe (Universiteti i Vlorës Ismail Qemali), Lexuesi në Shqipëri i Adem Demaçit dhe probleme të tjera receptimi; dr. Leonard Dauti (Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani), Gjuha e veprës - mishërim i misionit intelektual e qytetar të Adem Demaçit. Me këtë rast ASHSH i akordoi shkrimtarit Adem Demaçi mirënjohjen Nderi i Akademisë.