Detyrat e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
- Details
- Hits: 3335
Referuar Ligjit nr. 53/2019 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, neni 13 dhe Statutit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratuar me vendimin e Asamblesë nr. 22, datë 18 tetor 2019, neni 32, detyrat e kryetarit janë:
1. Drejton dhe organizon punën e veprimtarinë e Akademisë e të Kryesisë;
2. Përfaqëson Akademinë në marrëdhënie me të tretet dhe nënshkruan në emër të saj;
3. Raporton në Asamble për aktivitetin e përgjithshëm;
4. Raporton ne Kryesi për aktivitetin semestral;
5. Drejton mbledhjet e Asamblesë;
6. Nënshkruan vendimet e Kryesisë dhe të Asamblesë;
7. Zbaton detyrat e përcaktuara në statut;
8. Në zbatimin e detyrave dhe kompetencave te tij, Kryetari nxjerr urdhra të brendshëm;
9. Detyrat e Kryetarit, në mungesë të tij (e me porosi), i kryen Zëvendëskryetari.