- Details
- Hits: 1922
Konstituohet pranë Akademisë së Shkencave Komisioni i Përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kultorore
U zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore, të ngritur sipas Vendimit 44, datë 19.12.2019, pranë Akademisë së Shkencave. Në takim morën pjesë akad. Vasil S. Tole, akad. Fatos Kongoli, akad. Emin Riza, akad. as Mark Tirta, akad. Xhevahir Spahiu, prof. Maks Velo, prof. Agron Fico, prof. Perikli Qirjazi, prof. Stefan Çapaliku, Prof. Najada Hamza dhe prof. as Andi Rëmbeci.
Pas konstituimit dhe njohjes me vendimin, pikat e Statutit për ngritjen, detyrat dhe funksionimin e këtij Komisioni, takimi vazhdoi me diskutimin e problematikave e shqetësime më të ngutshme në fushën e artit, trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore si dhe propozimet për të bërë një kalendar të qartë e të detajuar të punës së këtij Komisioni përgjatë gjithë vitit e për t’ia bërë menjëherë të ditur këto propozime Kryesisë së Akademisë së Shkencave.