- Details
- Hits: 4180
Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike
Kryetari i Seksionit te Shkencave Shoqërore Albanologjike është drejtues i seksionit dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të ASH-së. Detyrat e tij:
-Në bashkëpunim me akademikë të fushave shoqërore albanologjike dhe me sektorë a departamente të institucioneve, ku akademikët bëjnë pjesë, përcakton përparësitë e kërkimit shkencor të fushës;
-Organizon bashkërendimin e veprimtarive shkencore vjetore për fushat shoqërore albanologjike;
-Ndjek veprimtarinë shkencore botuese të anëtarëve të seksionit, akademikëve përkatës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre;
-Studion perspektivat e zhvillimit të shkencave shoqërore albanologjike dhe bën propozime konkrete për çelje sektorësh në përputhje me detyrat shkencore perspektive;
-Propozon në seksion, ngre dhe ndjek funksionimin e grupeve ad-hoc apo të komisioneve me specialistë brenda dhe jashtë Akademisë, për probleme të rëndësishme në fushat përkatëse;
-Kontribuon në hartimin e programeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim, si në Programet Kombëtare të Kërkimit e Zhvillimit, strategjitë e ndryshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e institucione të tjera të vendit;
-Propozon ngritje grupesh për studime ndërdisiplinore të rëndësishme;
-Propozon dhe merr masa për organizimin e seminareve, simpoziumeve, konferencave apo kongreseve shkencore kombëtare ose ndërkombëtare;
-Planifikon botime të veçanta shkencore individuale apo ekipore të karakterit të veçantë apo të përgjithshëm;
-Organizon dhe drejton botime në revista shkencore në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj;
-Organizon dhe drejton veprimtarinë administrative të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike;
-Si epror i drejtpërdrejtë bën vlerësimin e punës për nëpunësit civilë në varësi të tij;
-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Sekretar teknik i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike
Detyrat e tij:
-Ndihmon në realizimin e veprimtarive të seksionit në përmbushje të detyrave të kryetarit të seksionit;
-Sugjeron dhe ndjek përparësitë e kërkimit shkencor në fushë të albanologjisë dhe masat për realizimin e tyre;
-Përgjigjet për realizimin e planit të punës së seksionit dhe i paraqet kryetarit të seksionit propozimet përkatëse;
-Ndjek ecurinë e realizimit të projekteve shkencore, nomenklatura të seksionit;
-Ndihmon për organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive shkencore brenda sistemit të Akademisë dhe institucionet e profilit jashtë saj;
-Organizon punën për shqyrtimin, miratimin dhe paraqitjen në Këshillin e Botimeve të Akademisë të veprave të fushës përkatëse;
-Mbikëqyr dhe kontrollon ecurinë dhe funksionimin e redaksisë së revistës “Studia Albanica”, në përputhje me rregulloren e kësaj reviste;
-Paraqet, sipas rastit, në seksion propozime për projekte dhe veprimtari shkencore, që i gjykon të rëndësishme për fusha të ndryshme të albanologjisë;
-Ndjek realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave që parashikon statusi i asistentit të seksionit, përfshirë dhe përgatitjen e raporteve për veprimtarinë vjetore të seksionit;
-Zëvendëson kryetarin e seksionit në realizimin e detyrave në mungesë të tij;
-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.